RCCOLA

Mes luksit zviceran dhe traditës shqiptare

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Patrick Nuo, është këngëtar i njohur në Zvicër ndërsa muaj më parë është shfaqur edhe si anëtar jurie në spektaklin televiziv “Deutschland sucht den Superstar” (Gjermania kërkon një superyll).

Patrick ka babain shqiptar, nga fshati Janosh në kufirin Shqipëri-Kosovë, ndërsa nëna e tij është zvicerane.

Ka filluar të këndojë qysh kur ishte i vogël, ndersa u bë i vetëdijshëm se mund të bëhej këngëtar kur ishte 12 -13 vjeç.

Ai është rritur mes traditës shqiptare dhe kulturës zviceriane, një privilegj ky që edhe vetë Patricku nuk e fsheh.
“Kam nisur të mësojë gjuhën shqipe kur isha dhjetë vjeç. Vit pas viti kam arritur ta përvetësojë mirë atë dhe të komunikojë në gjuhën shqipe me gjithë të afërmit e familjes së babait tim kudo ku janë. Pra kjo përvojë nga të dyja kulturat më ka bërë të jem edhe më i pasur në shpirt. Janë gërshetuar kultura luksoze zviceriane me traditën mjaft të pasur shqiptare. Kjo më bën të ndjehem krenar”, ka thënë Nuo për “Shekulli”.

Eco Higjiena

Pas përvojës në spektaklin DSDS, Patrick ka vazhduar me realizimin e projekteve dhe planeve krijuese për të ardhmen.

Patrick Nuo, ka lindur në 31 gusht 1982, është këngëtar i lindur në Zicër dhe aktualisht banon në Gjermani, në skena që prej vitit 2003 dhe lëvron zhanrin pop-rock në gjuhën angleze.

Ka publikuar 3 albume: Welcome (2003), Superglue (2005) e Nuo (2007). Mes këngëve më të njohura figurojnë ’5 Days’ (2003), ‘Welcome’ (to My Little Island) (2003).
Ka lindur në Gettnau, në kantonin e Lucernës në Zvicër nga baba shqiptar dhe nënë zvicerane.
Në moshën 14 vjeç transferohet në Hamburg të Gjermanisë, ku ka ndërtuar karrierën muzikale. Është martuar në 2005 me aktoren amerikane Molly Schade, me të cilën ka dy fëmijë.