Eko Higjiena

Merret vendim për ndërtimin e shtëpive në Kosovën Lindore

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Bujanoc – Kryesia e fondit falënderon të gjithë bashkatdhetarët mërgimtarë, por edhe ata në vendlindje, që për këtë aksion deri tash kanë akorduar ndihma për ndërtimin e shtëpive, dhe njëkohësisht fton të tjerët që me kontributet e veta t`i bashkohen këtij aksioni humanitar kombëtar.

Kryesia e VI (gjashtë) e Fondit Humanitar të Kosovës Lindore – Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, në Zvicër, mbajti mbledhjen e saj të XII (dymbëdhjetë) në të cilën u shqyrtua aktiviteti i fondit gjatë viti 2013.

Me këtë rast u vlerësua se gjatë vitit paraprak fondi kishte aktivitet të ngjeshur dhe u pranuan raportimet e komisioneve për verifikimin e të dhënave në lutjet e bashkëvendësve për ndërtimin e shtëpive familjeve pa kulm mbi kokë. U konstatua se gjithsejte, në tri komuna: Preshevë, Bujanoc, e Medvegjë, për ndërtim të shtëpive kanë aplikuar 214 familje.

Komisioni verifikues ka konstatuar se një numër i konsiderueshëm i aplikuesëve janë në gjendje tejet të rëndë ekonomike e materiale, dhe që në asnjë mënyrë nuk munden vet ta përmirësojnë këtë gjendje.

ARKATANA

Duke u mbështetë në këto të dhëna të komisionit verifikues, dhe nga lutjet e parashtruara, kryesia e fondit, për fazën e parë, ka vendosë që të ndërtojë 14 (katërmbëdhjetë) shtëpi, edhe atë: në Medvegjë 1 (një) shtëpi, në Bujanoc 7 (shtat) shtëpi, dhe në Preshevë 6 (gjashtë) shtëpi.

Kryesia ka vlerësuar se në këto 14 raste domosdo duhet të veprohet sa më parë në mënyrë që të pengohet rrënimi i mëtutjeshëm i shëndetit të anëtarëve të këtyre fa- miljeve, ndërsa për të tjerë do të veprohet në fazën (turin) e dytë, por jo më larg se vjeshtën e këtij viti.

Kryesia e fondit falënderon të gjithë bashkatdhetarët mërgimtarë, por edhe ata në vendlindje, që për këtë aksion deri tash kanë akorduar ndihma për ndërtimin e shtëpive, dhe njëkohësisht fton të tjerët që me kontributet e veta t`i bashkohen këtij aksioni humanitar kombëtar.

Poashtu kryesia e fondit falënderon edhe dy qeveritë, atë Shqiptare dhe të Kosovës, për ndihmën e ofruar dhe iniciativën për themelimin e një fondi humanitar, me bindje se kjo ndihmë me kohë do të rritet edhe më shumë thuhet në njoftimin e Kryesisë së Fondit Humanitar të Kosovës Lindore Preshevë, Bujanoc, e Medvegjë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.