Merr vendim trajneri, Xhaka mbetet “shefi”
Trajneri i Borussia Monchengladbach, Andre Schubert, ka vendosur që për pjesën e dytë të sezonit, t’ia besojë shiritin e kapitenit Granit Xhaka.
Xhakës me ardhjen e Schubertit, dhe lëndimin e kapitenit aktual Martin Stranzl,i është besuar shiriti i kapitenit.
Por, kur Stranzl është kthyer nga lëndimi, Xhaka ka hequr dorë nga shiriti i kapitenit.
Por sipas asaj që shkruan Bild, trajneri Schubert ka vendosur që të ketë lider të skuadrës Granit Xhakën, që këtë fundjavë rikthehet në fushë, pas suspendimit prej tre ndeshjeve që e pati./Indeksonline/


