Fundamenti

Merkel: Mos të ndalohen synetit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kancelaria gjermane Angela Merkel, e ka theksuar edhe njëherë kundërshtimin ndaj ndalimit të synetisë.

Qeveria gjermane tha se është duke kërkuar mënyrën më të mirë për ta mbajtur të ligjshme synetinë fetare.

Zotimi i së hënës vjen në kohën e protestave ndërkombëtare mbi vendimin e një gjykate lokale në Gjermani, me të cilin synetitë cilësohen si akt kriminal.

Fundamenti

Hebrejtë dhe myslimanët kishin dënuar vendimin e gjykatës në Këlln në një rast kundër një mjeku mysliman. Djalit, i cili ishte operuar nga mjeku në fjalë, i ishte nevojitur kujdesi mjekësor pas synetisë. Gjykata pat vendosur se bërja synet e djalit ishte një dëmtim trupor dhe se duhej të ndalohej kjo praktikë.

Mësohet se kancelarja gjermane, Angela Merkel, u ka thanë anëtarëve të partisë së saj se Gjermania do të bëhej objekt shakaje po që se zbaton një sanksionim të tillë.
“Nuk dua që Gjermania të jetë i vetmi vend në botë ku hebrejve u ndalohet t’i praktikojnë ritualet e tyre. Ne do ta shndërronim vetën në komb të bufonëve”, i ka thënë Merkel komitetit drejtues të Bashkimit Kristian-Demokrat (CDU) në Berlin.