UBT

Merhaba Turkiye

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në Kosovë operojnë 875 kompani turke me investime prej 82.5 milionë eurosh. Ky shtet euro-aziatik po e shtrin me të madhe fuqinë ekonomike në territorin e Kosovës.

Krahas privatizimit të ndërmarrjeve të mëdha si Aeroporti dhe KEK-u, kompani nga Turqia shihen si pretendente për të blerë PTK-në dhe për ta ndërtuar termocentralin Kosova e Re.

Aeroporti, KEK-u dhe “Ballkani” në Suharekë. Të tria këto ndërmarrje të mëdha kosovare kanë rënë në duart e kompanive turke. Fat të ngjashëm pritet të kenë edhe shumë ndërmarrje të rëndësishme të vendit. Për investitorët nga Turqia, Kosova po del të jetë një vend atraktiv për t’i investuar paratë.

Deri më tani, shteti euro-aziatik po investon me të madhe edhe në sektorin bankar të Kosovës. Si biznese më të fuqishme me kapital turk në këtë sektor llogariten Banka Kombëtare Tregtare dhe TEB Banka, të cilat kontrollojnë rreth 7 për qind të tregut bankar në Kosovë.

GRANDEMALL

Investime si këto nga njohës të ekonomisë po shihen si një “pushtim” i ekonomisë kosovare nga Turqia në të ardhmen. Aktualisht në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve janë të evidentuara 875 kompani turke që operojnë në Kosovë.

Sipas raportit të Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale, “Kosova mes Lindjes dhe Perëndimit”, Turqia për periudhën 2007-2011 ka investuar në Kosovë gjithsej 82.5 milionë euro.

Segment i veçantë i këtij hulumtimi është relacioni Kosovë-Turqi, për shkak të disa projekteve kapitale, ku janë të angazhuara kompanitë private, duke filluar nga autostrada, pastaj koncensionimi i Aeroportit, privatizimi i KEDS-it, në të cilat janë të përfshira kompanitë turke.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.