Mërgimtarja ndihmon disa familje skamnore, e pranishme edhe policia e Gjilanit
Gjilan – Me 27/12/2016, një qytetare nga Gjilani me qëndrim të përkohshëm në Zvicër Suna Arifi, ka shpreh dëshirën që në bashkëpunim me Policinë e Kosovës- Rajoni i Gjilanit të shpërndajë dhurata për fëmijët e familjeve me gjendje jo të mirë ekonomike.
Së bashku me zyrtaret e njësisë për bashkëpunim me komunitetin kanë shpërndarë gjithsejtë 60 dhurata në 11 familje Shqiptare, 4 familje Rome dhe 1 familje boshnjake.
“Ky gjest i bashkëvendëses sonë ka treguar dëshirën e saje për t`i gëzuar fëmijët skamnorë në prag të festes së fundvitit dhe njeherit ka treguar besimin që ka pasur në Policinë e Kosovës që së bashku t`i gëzojnë këta fëmijë” ka thënë Shaban Azizi./rajonipress/


