RCCOLA

Mërgimtari nga Zvicra ndau 20 mijë euro për tua ndërtuar shtëpinë fëmijëve jetimë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Sevdail Haliti mërgimtarë nga Zvicra ka marrë një iniciativë shumë njerëzore e humane. Ai e ka përzgjedhur një familje që ka fëmijë jetimë për tua ndërtuar shtëpinë me çelësa në dorë. Sevdaili për këtë gjest nga djersa e tij dhe familjes ka ndarë hiq më pak se 20 mijë euro.

Sevdail Haliti nga fshati Kokaj i Gjilanit jeton dhe vepron në Solloturn të Zvicrës. Ai ka marrë një iniciativë shumë njerëzore e humane. E ka përzgjedhur një familje që ka fëmijë jetimë për tua ndërtuar shtëpinë me çelësa në dorë. Sevdaili për këtë gjest nga djersa e tij dhe familjes ka ndarë hiq më pak se 20 mijë euro.

Për rajonipress Sevdaili tregon arsyen pse ka vendosur që të investojë për këtë familje që rritë jetimë . Ai thotë se është larguar nga Kosova qysh në vitin 1996 dhe që nga ajo kohë ai e ndien nevojën për të qenë më afër njerëzve të Gjilanit e Kosovës.”Të ndihmosh një fëmijë jetim është shumë njerëzore, dhe nuk kam hezituar as unë e as familja ime që ta bëjmë këtë gjest vullnetarisht” shprehet Sevdaili.

Haliti jeton në Solloturn të Zvicrës dhe ka dy fëmijë. Thotë se ka ndarë 20 mijë euro për ta ndërtuar kompletë shtëpinë me çelësa në dorë.”Nuk kam pranuar bashkëpjesëmarrës tjerë sepse e kam nisur me zemër dhe dua ta kryej me nder” thotë ai.

Mobi Casa

“Edhe ditën kur vendosmë gurëthemelin të gjithë patën emocione, emocione kisha edhe unë sepse sa isha krenar aq ndihesha i plogësht përballë familjes e cila e kishte pritur këtë ndihmë kaherë” shprehet Sevdaili.

Edhe Qemajl Mustafa thotë se Gjilani dhe Kosova ka ende shumë nevojë që të jemi solidar mes vete sepse Kosova është ende e varfër dhe ekonomia e saj është ende e ulët dhe familjet kanë nevojë për ndihmën e institucioneve, por edhe të donatorëve jashtëzakonisht shumë, të cilët mund të gjenden në fqinjësi, lagje, fshatra e poashtu mund të gjendet në diasporë sepse njerëzit tanë atje ende kanë një fuqi që mund ta investojnë në vendin e tyre. “Sevdaili e ka marrë për obligim që këtë shtëpi ta ndërtoj dhe t’ia dorëzoj familjes me çelësa në dorë”, tha Mustafa.

Diard Shehu fëmiut të cilit do t`i ndërtohet shtëpia tha se kanë jetuar në gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale, por tani jemi shumë të kënaqur dhe nuk kemi fjalë e as fuqi që ta përshkruaj një gjest kaq human dhe gjest kaq të madh që ka treguar Sevdaili për neve që kemi mbetur kështu siç jemi. “Ne jemi nën përkujdesje sociale, dhe tani edhe neve na erdhi radha të bëhemi me shtëpi” u shpreh Diardi./rajonipress/