RCCOLA

Mërgimtarët vitias kërkojnë heqjen e kartonit të gjelbër

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Mërgimtarët e komunës së Vitisë, në takimin e përbashkët me përfaqësuesit e ministrisë së diasporës dhe institucioneve komunale, kanë kërkuar nga institucionet qendrore që të marrin vendim për heqjen e kartonit të gjelbër në kufi, pasi sipas tyre kjo krahas shpenzimeve po u shkakton telashe dhe pritje në kufi.

Mustafë Xhemajli, drejtor për politika të diasporës në ministrinë e diasporës, ka thënë se shqetësimet që kanë mërgimtarët rreth gjendjes sociale në vend qëndrojnë,por një gjë duhet të jetë e qartë se Kosova megjithë buxhetin mjaft të vogël, 430 milion euro i ndanë për ndihma sociale dhe pensione. “Kartoni i gjelbër është një shqetësim për të cilin nuk ka vendosë ministria e diasporës, por duhet kuptuar se në çdo vend të botës ky karton është obligativ dhe se kartoni i gjelbër do të vazhdoi të aplikohet deri sa Kosova do të anëtarësohet në Byronë në Bruksel”, ka thënë Xhemajli.

Vesel Frangu, mërgimtarë në Zvicër, ka thënë se mërgimtarët edhe pse shprehen të kënaqur me disa të arritura në vend, kanë ende shqetësime për disa probleme me të cilat ballafaqohet Kosova e në këtë drejtim edhe vetë ata si mërgimtarë. “Gjendja e rëndë sociale e një pjese të popullsisë, problemi i Mitrovicës, dallimet e mëdha të krijuara në mes shtresave të shoqërisë, janë disa nga shqetësimet tona të përgjithshme”, ka thënë Frangu.

Mobi Casa

Por si shqetësim që u takon mërgimtarëve është kartoni i gjelbër. Mërgimtarët me gjithë kontributin e dhënë si në çlirimin e vendit ashtu edhe në ndërtimin e tij, duhet ta paguajnë në kufi sa herë që vijnë.

Ndërsa Daniel Demaj, nga shoqata Stublla në Zvicër, është shprehur se mërgimtarët që janë të bashkuar rreth kësaj shoqate asnjëherë nuk janë ndalur së ndihmuari qytetarët dhe se kjo shoqatë që tani ka shtrirje edhe në Itali dhe Gjermani do të vazhdoi shtrirjen e saj edhe në vende tjera. /rajonipress/