FIDANISHTJA

Mërgimtarët nga Kreuzlingeni i ndërtuan shtëpinë Fadil Shabanit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Familja e Fadil Shabanit nga Shipashnica falë ndihmës së mërgimtarëve shqiptarë në qytetin Kreuzlingen të Zvicrës është bërë me shtëpi të re.

Mërgimtarët në Zvicër në qytetin Kreuzlingen janë organizuar dhe kanë grumbulluar mjete në vlerë prej 16 mijë eurove për t`i ndërtuar shtëpinë familjes së Fadil Shabanit në fshatin Shipashnicë të Poshtme, Komuna e Kamenicës.

Në përurimin e shtëpisë ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli i cili i ka falënderuar mërgimtarët të cilët kanë zgjedhur një familje për t`ia ndërtuar shtëpinë e re.

Dorëzimi i shtëpisë u bë me 26.10.2013 dhe ka kushtuar 16000.-€

Eco Higjiena

Ndërkaq, Ragip Avdyli, në emrin e bashkatdhetarëve nga Kreuzlingeni ka falënderuar xhaminë „Hëna e re“ në Kreuzlingen dhe Qendrën Shqiptare për Kulturë dhe integrim për mbe¨shtetjen e dhënë.

Grumbullimi i mjeteve financiare për ndërtimin e shtëpisë familjes Shabani është mundësuar falë koncerteve të organizuara nga komuniteti shqiptar i këtushëm ku janë kyçur edhe Ansambli „Drita“ SH.K.A, „Sharri’“ , SH.K.A „Dielli“, SH.K.I „Rinia“, Grupi Teatral „Aktrimi“ si dhe këshilli organizativ me përbërjen si vijon: Ragip Avdyli, Kadrush Myrtaj, Avni Avdyli, Selatin Bytyqi, Bexhet Berisha, Bejtush Kastrati, Lumni Avdyli dhe Rexhep Myrtaj.

Ragip Avdyli ka falënderuar me këtë rast edhe këngëtarët Afrim Aliu, Mentor Mushkolaj, Bujari i vogël të cilët dhanë kontribut të madh me këngët e tyre në koncertin humanitar dedikuar ndërtimit të shtëpisë. Ai theksoi se të gjithë këngëtaret në këtë koncert humanitar kanë kënduar pa kompensim.

Fadil Shabani, dhe vëllai i tij nga fshati Shipashnicë e Poshtme, me këtë rast shprehën falënderimet më të sinqerta ndaj bashkatdhetarëve të cilët grumbulluan të hollat për ndërtimin e shtëpisë./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.