UBT

Mërgimtarët në Sant Julian të Francës bëjnë me shtëpi një familje skamnore në Tërstenik të Vitisë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Shoqata e Mërgimtarëve “Iliria”, me seli në Sant Julian të Francës, bënë me shtëpi të re familjen e Flamur Ibrahimit nga Tërsteniku i Vitisë. Mërgimtarët që jetojnë dhe punojnë në qytetin e Sant Julianit të Francës, ju kanë bashkangjitur aksionit gjithëpërfshirës të mërgimtarëve vitias për ndërtimin e shtëpive familjeve të pastreha në Komunën e Vitisë, ku krahas grumbullimit të mjeteve për aksionin të iniciuar nga Shoqata Vitia në Gjenevë të Zvicrës “Kontributi juaj ndërron jetë”, kanë marrë iniciativën që edhe vetë të ndërtojnë një shtëpi për familjet e pastreha.

Shaip Deda, përfaqësues i Shoqatës “Iliria”, ka thënë se, kjo shoqatë që tubon mërgimtarët e vendosur në Sant Julian, në vazhdimësi me aksione të ndryshme humanitare po kontribuon për vendlindje, dhe në këtë drejtim është edhe aksioni i fundit që njërës nga familjet e pastreha në komunën e Vitisë, t`ju ndërtohet shtëpia. ” Pas vizitave që kemi bërë tek një numër i familjeve të pastreha në Komunën e Vitisë, kemi vendosur që kontributin e mërgimtarëve për ndërtimin e një shtëpie, ta qojmë në fshatin Tërstenik, më saktësisht tek familja e Flamur Ibrahimit, pasi kjo familje jeton në kushte të vështira në një shtëpi të vjetër”, ka thënë Deda.

Ai ka theksuar se pos kësaj shtëpie anëtarët e shoqatës “Iliria”kanë kontribuar edhe në aksionin e përgjithshëm të mërgimtarëve të Gjenevës, duke derdhur kontributet e tyre në vlerë prej mbi 5 mijë euro në xhirollogarinë e hapur për ndihmë familjeve të pastreha në Komunën e Vitisë. “Aksioni i ndërtimit të shtëpisë në fshatin Tërstenik si dhe ky për grumbullimin e mjeteve për familjet e tjera të pastreha në Komunën e Vitisë, nuk do të jenë të vetmit nga shoqata “Iliria”, pasi ne në vazhdimësi do të angazhohemi për organizimin e aktiviteteve të ndryshme të kulturës, sportit dhe ndihmës humanitare si në vendlindje ashtu edhe tek mërgimtarët e stacionuar në Francë”, është shprehur Deda.

Uji Dea

Për këtë ndihmë të mërgimtarëve në Sant Julian është shprehur falënderues edhe vetë kryefamiljari i familjes Ibrahimi që ka përfituar nga aksioni i ndërtimit të shtëpive, duke potencuar se me shtëpinë e re ai dhe familja e tij, do të bëjnë një zgjidhje për shtëpi të re. “Gjendja e rëndë ekonomike na pamundëson që ne vetë të ndërtojmë shtëpinë, andaj kjo është një ndihmë e madhe dhe falënderoi mërgimtarët për këtë ndihmë të madhe për familjen tonë”, ka thënë ai.

Për kryetarin e Vitisë, Sokol Haliti, do iniciativë që vije për ndërtimin e shtëpive për familjet e pastreha është në interes për zgjidhur një brengosës, për zgjidhjen e problemeve të banimit për familjet në gjendje të rëndë ekonomike. “Shoqata “Iliria “, është një shoqatë mirë e organizuar dhe si e tillë krahas ndihmave tjera ju ka bashkëngjitë aksionit të komunës, shoqatës “Vitia” dhe bizneseve vendore që të bëhet zgjidhje për gjitha familjet e pastreha në Komunën e Vitisë”, është shprehur kryetari Haliti./rajonipress/