Mobi Casa

Mërgimtarët kamenicas kënaqen me yjet e estradës

/ 1 minutë lexim

Gjilan -Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me OJQ-në APOK dhe në mbështetje financiare të Ministrisë së Diasporës, ka mbajtur një koncert për nderë të bashkatdhetarëve.

Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli duke folur para bashkatdhetarëve tha se ata po e gjallërojnë këtë vend duke filluar prej familjes e më gjerë. “Shfrytëzoj rastin që t’iu falënderoj për kontributin e juaj që e keni dhënë në çdo kohë dhe po e jepni në vazhdimësi”.

Fidanishtja

Ai përmendi edhe kontributin që po e japin bashkatdhetarët në aksione të ndryshme humanitare, siç është ndërtimi i shtëpive për disa familje të varfra që kanë pasur nevojë të madhe për strehim.

Manifestimin e kanë madhështuar me pjesëmarrje këngëtarja Adelina Berisha, si dhe këngëtarët e njohur kamenicas, Nazmije Demolli- Kastrati , Arlind Leci,Jeton Fetiu ,Linda -Leonita Sadiku,Enver Pireva, Enver – Elvir Tahiri,Nevrije Demolli, Selajdin Berisha, Halim Gerbaci,Laurat Bugaçku,Blend Kastarti dhe Egzon Beqiraj./rajonipress/