Mergim Mavraj: Nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, urime gjithë shqiptarëve
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj ka uruar përzemërsisht Fitër Bajramin, përmes një postimi në Facebook.
Mavraj ka uruar të gjithë shqiptarët kudo që janë nga Presheva e në Çamëri.
Ai këtij postimi ia ka bashkangjitur një fotoje domethënëse ku janë disa vargje nga Gjergj Fishta.
“Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë”./Indeksonline/


