Mërgim Mavraj i pazëvendësueshëm te Këlni

Lëndimet e shumta gjatë pjesës së parë të sezonit e kishin lënë jashtë fushës për kohë të gjatë futbollistin shqiptar, Mërgim Mavraj.
Mungesa e tij në repartin e mbrojtjes ishte evidente jo vetëm në klubin gjerman Këln, por edhe në kombëtaren shqiptare. Mirëpo duket se gjithçka tashmë i takon të së kaluarës.
Mavraj e ka marrë veten dhe nuk po e lëshon vendin në fushën e lojës. Ai ka qenë titullar në 5 nga 6 ndeshjet e fundit të Këlnit, duke marrë vlerësime të larta, ndërsa mungoi vetëm një herë për shkak dëmtimi.
I tillë ishte edhe në barazimin që skuadra e tij arriti në Bundesligë, në fushën e Ingolshtatit, duke qenë si gjithnjë ndër më të mirët.
Paraqitja e mirë aktuale nëpër të cilën po kalon Mavraj, jep shpresa se do të jetë në formën maksimale edhe për Euro 2016.
Albinfo.ch