Mërgim Brahimi i thotë jo Shqipërisë

Mërgim Brahimi refuzon Shqipërisë për Zvicrën, madje mund të thuhet me plot gojë braktis kuqezinjtë për të luajtur me kombëtaren helvetike. Lajmi sensacional, mësohet nga burime pranë federatës, që kanë kontaktuar direkt me mesfushorin 20-vjecar, në kuadër të miqësores së 6 shkurtit me Shpresat e Maqedonisë.
Ka qenë vetë futbollisti i Grashopers, i cili u ka komunikuar zyrtarëve të Federatës Shqiptare të Futbollit se nuk do të vijë në Shqipërisë për sfidën me fqinjët tanë, pasi ka amarrë ftesë zyrtare nga kombëtarja e Zvicrës për miqësoren me Greqinë më 6 shkurt.
Brahimaj, nuk i ka rezistuar dot ftesës së Otmar Hitcfeld, ndaj ka vendosur ta braktisë përfundimisht Shqipërinë. Nëse Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e ndonjë lojtrar tjetër i formuar në Zvicër, janë akuzuar pse nuk kanë përzgjedhur kombëtaren kuqezi por atë helvete, fatkeqësisht vendimi i Mërgim Brahimit për të braktisur Shqipërinë është edhe më i rëndë.
Futbollisti 20-vjecar është zbuluar më shumë se dy vjet më parë në grumbullimin që federata shqiptare e futbollit organizoi në Zvicër me lojtarë që luajnë kryesisht në këtë vend, ndërsa më 26 gusht të 2011, ai u pajis me pasaportë shqiptare, periudhë që përket me refuzimin që Brahimi i bëri ftesës së shpresës së Zvicrës. (ORAinfo)