UBT

Mërgata i dha lamtumirën e fundit Lan Avdiut

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Lan Avdiu u përshëndetën edhe ministri në Kantonin Jura, Philippe Receveur, kryetari i Delemontit Pierre Kohler, konsulli i Kosovës në Cyrih, Sali Sefa etj.

Dhembja për vdekjen e veprimtarit të njohur të komunitetit shqiptar të Zvicrës, Lan Avdiu, ka bërë bashkë në Delemont pjesëtarë të këtij komuniteti dhe përfaqësues të institucioneve zvicerane e kosovare. Ata kishin ardhur për t`i bërë përcjelljen e fundit koordinatorit të AAK-së për degët e diasporës, i cili ndërroi jetë ditë më parë në po këtë qytet të Zvicrës.

Mbrëmja komemorative u organizua nga Bashkësia e Shqiptarëve të Kantonit Jura (BSHKJ) dhe dega e AAK-së për Zvicër.

Lamtumirën e fundit veprimtarit të shquar ia dhanë edhe ministri për planifikim hapësinor në Kantonin Jura, Philippe Receveur, kryetari i komunës së Delemontit Pierre Kohler, konsulli i Republikës së Kosovës në Cyrih, Sali Sefa, këshilltari i ministrit të diasporës në Qeverinë e Kosovës, Ahmet Asani dhe shumë bashkëveprimtarë e miq të të ndjerit.

Uji Dea

Ngushëllimet për Lanin i pritnin bashkëshortja e tij Zyrafetja dhe djali, Arianiti.

Në tubim u lexua letra e ngushëllimit e dërguar nga ministri i diasporës, Ibrahim Makolli, i cili ka çmuar lartë rolin e të ndjerit në zhvillimet në diasporën shqiptare. Në letrat e tyre të ngushëllimit, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj dhe Naim Malaj, ambasador i Republikës së Kosovës në Bernë po ashtu kanë shprehur nderimin e tyre për shembëlltyrën e Lan Avdiut.

Fjalën në këtë tubim e morën edhe Agim Pajaziti, kryetar i degës së AAK-së për Zvicër, Alije Mujaj, kryetare e Forumit të Gruas pranë kësaj dege, Ilir Bytyçi dhe Llukman Halili.

Varrimi i Lan Avdiut bëhet sot, në Gjakovë.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.