Eko Higjiena

Merah e donte vdekjen aq sa policët francezë jetën!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Policia franceze ka nisur hetimet për të zbuluar se si televizioni TF1 ka arritur të sigurojë bisedën e inçizuar ndërmjet terroristit të vrarë Mohamed Merah dhe agjentëve të policisë, të cilët ditën e vrasjës (22 mars 2012) në Toulouse u përpoqën ta bindin të dorëzohet, pasi kishte vrarë shtatë persona, tre ushtarë dhe katër cifutë.

Edhe ministri i Punëve të Brendshme, Manuel Valls, po ashtu e ka dënuar publikimin e inçizimit të bisedës mes policisë dhe algjerianit me shtetësi franceze, i cili pretendonte se ka lidhje me grupin terrorist Al Qaeda.

UBT

Në inçizimin e publikuar ndër të tjera dëgjohet Merah duke u thënë policisë edhe këto fjalë: “Unë e di që do të më vrisni. Ky është rreziku që jam i gatshem ta marr përsipër. Tani e keni të qartë se keni të bëni me një person që nuk i frikësohet jetës. Unë e dua vdekjen sa ju që e doni jetën”, ka thënë Merah.

Pas 32 orësh përpjekje për ta bindur të dorëzohet, Merah me armë në dorë kishte kërcyer nga dritarja e banesës së tij në Touluse, dhe më të prekur në tokë ishte goditur nga një snajperist i forcave speciale franceze. /Telegrafi/