ARKATANA

Mëngjes me ngrica, në mbrëmje sërish shi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Dita e mërkurë fillon me kthjellime dhe temperatura të ulëta orëve të mëngjesit.Përgjatë ultësirave shfaqen kushte edhe për mjegull, që deri nga mesdita parashihet të shpërndahet.

Temperaturat minimale zbresin në -2C e 1C. Ditën vransirat shtohen, e më vonë reshje shiu përfshinë pjesët perëndimore të vendit, që orëve të mbrëmjes kalojnë edhe në pjesë qëndrore e lindore të vendit.

Temperaturat maksimale shkojnë deri në 7C e 11C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare, jugore e juglindore 3-10m/s.

Hidromorava

Kthjellime parashihen në natën me kalimin nga dita e enjtë. Të enjtën sërish vransirat shtohen gjatë ditës, e krejt vonë në mbrëmje aty këtu shfaqen kushte për riga lokale shiu. Temperaturat shënojnë rritje deri në 10C e 12C.

Reshje lokale shiu vazhdojnë orëve të para të ditës së premtë, por që pushojnë më vonë pasdite. Përgjatë fundjave vransirat dominojnë mbi vend, e nuk përjashtohen mundësitë për ndonjë rigë lokale shiu, apo reshje dëbore krejt viseve më të larta malore.

Temperaturat zbresin në 7C e 8C, të premtën, e deri të dielen në 4C, ato maksimale, derisa minimalet në 0C. Frynë erë veriore e verilindore e lehtë dhe mesatare 3-7m/s, njofton Mendimi për Motin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.