ARKATANA

Mendja dhe mendimi

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Jemi fëmijë që lodhemi shpejt, fëmijë që edhe na zë gjumi, fëmijë të habitur në ekstazë, fëmijë çlirimtarë të harresës

Kjo dritë e përzier me hije
më nxitë të hyjë thëllimave
nuk jam i kënaqur me dritën e
dhënë, dua dritën e panjohur

Pyes, ku treti ajo jetë e jetuar
dhe shekujt tanë të njerëzimit
dallgët e jetës si numëroj dot
guri e bari janë të vetëlindur

ARKATANA

Në këtë botë mjaft të gjerë
unë s´di si ta shpjegoj. Farën
që s´gjen vend për të mbirë
dhe pemën që s´di të zë rrënjë!..

Rrustem Geci – Poezi nga libri ” Mielli dhe uji”