Menaxheri i Kumbullës: E ka besimin e Romës dhe të Mourinhos

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Marash Kumbulla përgatitet të nisë sezonin e katërt me Romën në Serie A, teksa aktualisht mbrojtësi i kombëtares shqiptare është në fazën e fundit të rikuperimit nga një dëmtim i trashëguar prej sezonit të kaluar, saktësisht në sfidën e pesë majit ndaj Monzas.

Pavarësisht luhatjeve, 23-vjeçari ka besimin e drejtuesve të klubit dhe trajnerit Jose Mourinho e për këtë del garant menaxheri i Kumbullës, Gianni Vitali.

Ky i fundit në një intervistë për “Radio Sportiva” shprehet se pas dëmtimit e sheh futbollistin edhe më të vendosur për t’u rikthyer në versionin e tij më të mirë, përcjell Supersport.

RCCOLA

“Kumbulla do të nisë sezonin e katërt me Romën dhe aty ai ndjehet mjaft mirë. Është në një vend ku ka vlerësimin e klubit, shokëve të skuadrës dhe trajnerit Jose Mourinho. Ndjehet pjesë e rëndësishme e projektit dhe shoh që janë të gjitha kushtet për të vazhduar përpara. Më duhet të theksoj se pas këtij dëmtimi e shoh Kumbullën edhe më të vendosur, të bindur dhe të përqendruar për të ardhmen. Rikuperimi po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme falë punës së të gjithë stafit. Të gjitha palët po bashkëpunojnë më së miri”, u shpreh Vitali.

Kujtojmë se Roma e nis kampionatin më datë 20 gusht teksa pret në shtëpi Salernitanën.