Uji Dea

Memushaj në mesin e më të mirëve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ledian Memushaj ka përfunduar në formacionin ideal për ndeshjet e treta në “Euro 2016” të bërë nga “France Football”. Mesfushori nga Vlora ishte një nga lojtarët më të mirë sfidën e fituar minimalisht ndaj Rumanisë, ku ishte edhe autor i asistimit perfekt që Armando Sadiku e ktheu në gol.

Në formacionin më të mirë të ndeshjeve të treta në grupe, në portë ndodhet kroati Danijel Subashiq, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Joshua Kimih i Gjermanisë, turku Mehmet Topal, islandezi Arnason dhe uellsiani Neil Teilor.

Në mesfushën me tre, Ledian Memushaj rreshtohet në qendër, ndërsa përkrah tij janë uellsiani Aaron Ramsey nga e djathta dhe irlandezi Bredy majtas. Cristiano Ronaldo është sulmues i vetëm, ndërsa mbështetet nga krahët nga hungarezi Dudzak dhe kroati Ivan Perishiq. Memushaj është vlerësuar me notën 7 nga “France Football”, ndërsa në përshkrimin për lojtarin thuhet se Memushaj ishte vendimtar në fitoren e Shqipërisë përballë Rumanisë në Lion, duke dhënë edhe asistin e golit për Armando Sadikun.

HW

Harkim perfekt nga afro 40 metra distancë, që nxori jashtë loje portierin Tatarusanu. Mesfushori 29- vjeçar u cilësua padron i mesfushës, ku ishte i shkëlqyer në caktimin e ritmit të lojës, vertikalizimet për skuadrën dhe goditjet drejt portës. Ndërkohë, revista franceze nuk harroi të theksonte se kuqeziu ishte një ndër protagonistët e rikthimit të Pescara-s në Serie A dhe vlera e tij e kartonit është rritur vazhdimisht pas paraqitjeve në Kampionatin Evropian.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.