Hidromorava

Memoria bëhet dembele për shkak të internetit

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Shkencëtarët kanë siguruar se të mësuarit nga librat, e jo vetëm nga ekranet e ndryshme, është i domosdoshëm.

Mediet elektronike prijnë në krahasim me tekstet dhe vëllimet e tjera enciklopedike, të cilat përdorën çdo ditë e më pak. Përtej aspektit formal, kjo dukuri ka ndryshuar edhe mënyrën sesi memoria jonë organizon vendosjen në tru të informacionit.

Kështu që neurologjia ka treguar se kapacitetet e memories ulën shumë kur truri ka gjithnjë një mundësi rezervë të gatshme (internetin) për të gjetur informacionin e duhur dhe këtë në mënyrë të vazhdueshme. Ky konstatim ka alarmuar një segment të komunitetit shkencor kohët e fundit si dhe gjithë ata që merren me zhvillimin e të rinjve.

GRANDEMALL

A do të jenë amnezike gjeneratat e ardhshme?

Për të luftuar kundër të ashtuquajturit “blackt.out (kutia e zezë)”, neuropsikologu Francis Eustache, i intervistuar gjatë kësaj jave nga “LeNouvel Observateur”, konsideron të domosdoshme gjetjen e një ekuilibri në mes të memories së brendshme (që mbahet mend) dhe të jashtme (e cila duhet vetëm për momentin e caktuar). Edhe pse ai pranon se interneti stimulon reflekset dhe fleksibilitetin, ai gjithashtu siguron se ajo që fuqizon memorien është larmia e burimeve të informacioneve (librat, gazetat, interneti, etj…).

Kjo është vërtetuar edhe nga psikiatri Serge Tisseron: “Njerëzit sot janë rritur me një kulturë të lirisë. Është shumë e rëndësishme, ne duhet të ruajmë atë”. Megjithatë, Serge Tisseron thotë se duhet mbrojtur rregullën e ashtuquajtur “3-6-9-12”, e cila thotë: nuk ka ekran para moshës 3-vjeçare, asnjë videolojë para 6 vjetësh, nuk ka internet para moshës 9-vjeçare, si dhe nuk ka konsultime të webfaqeve pa qenë i kontrolluar para moshës 12- vjeçare.(albinfo.ch)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.