Eko Higjiena

Memorandum mirëkuptimi me Save the Children

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka nënshkruar sot marrëveshje të mirëkuptimit me organizatën Save the Children – Kosovë, për përmirësimin e gjendjes së grupeve të margjinalizuara të fëmijëve të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas (RAE), sikurse edhe fëmijëve me nevoja të veçanta.

Nënshkrimin e kësaj marrëveshje e ka bërë të enjten kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe drejtori i Save the Children, Ahmet Kryeziu.

Kjo marrëveshje nënkupton implementimin e programit me kohëzgjatje katër vjeçare për mbështetjen për këto grupe, duke u realizuar përmes Drejtorisë së Arsimit, Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Njësisë për të Drejtat e Njeriut.

FIDANISHTJA

Kryetari Haziri e ka falënderuar organizatën Save the Children për mbështetjen në këtë program të rëndësishëm, për një kujdes të veçantë dhe mbështetje sa më të madhe për fëmijët e komunitetit RAE dhe ata me nevoja të veçanta.

Ndërkaq, drejtori i Save the Children, Ahmet Kryeziu, e ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e drejtpërdrejt të tij në të gjitha pozitat lokale e qendrore, duke thënë se kjo ka bërë që Gjilani të jetë një ndër komunat e para për realizimin e programeve të vazhdueshme në mbështetje të njerëzve në nevojë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.