Memli Krasniqi: Bekim Azizi është ndryshimi që i duhet Vitisë

Viti – Komuna e Vitisë ka nevojë për ndryshim të modelit të qeverisjes dhe kandidati i PDK-së, Bekim Azizi, ka vullnetin dhe vizionin për ta drejtuar Vitinë drejt zhvillimit që e meritojnë qytetarët ka thënë Memli Krasniqi në Viti.
“Së bashku me profesionistët e rinj, Bekim Azizi do të sjell frymën e re në komunën e Vitisë, me projekte që ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve pa dallim, në çdo lagje e në çdo fshat sepse Bekimi do të jetë për të gjithë qytetarët, për perspektivën e tyre, me vizionin e ri për Vitinë” ka shkruar Memli Krasniqi./rajonipress/