RCCOLA

Melinda ekspozon fizikun joshës në bikini nga pushimet në Dhërmi

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Reperja e njohur, Melinda këto ditë po shijon disa ditë të mira pushimesh.

Kështu ka bërë të ditur ajo përmes disa postimeve në llogarinë e saj të Instagramit, teksa nuk kanë munguar pozat provokuese në bikini.

Krijuesja e shumë hiteve tha se para se të nis sezonin e koncerteve, ajo vendosi të shijojë pushimet në Dhërmi.

Në imazhet që ndau me fansat e saj, Melinda shihet e veshur në bikini shumëngjyrëshe nga “Christian Dior”.

Uji Dea

Reperja duke më në formë se kurrë më parë teksa vuri në pah linjat atraktive të trupit për të cilat edhe njihet dhe komentohet vazhdimisht.

“Befasia do të zbulohet së shpejti… por në këto moment po ju tregoj si kam kaluar në deti”, ka shkruar Melinda në mbishkrimin e imazheve.

Kujtojmë që në një postim të mëparshëm, reperja ka nxitur kureshtjen e fansave duke lë të të kuptohet se është në përgatitje të një bashkëpunimi duke mos zbuluar më shumë detaje.

Ndërkohë, kujtojmë që kënga e fundit e Melindës është “All night” që u publikua në maj të këtij viti. /Telegrafi/