ARKATANA

Mëkat që Gashi nuk tregoi klasin e tij në Evropian

/ 2 minuta lexim
HW

Shkëlzen Gashi, një mundësi e humbur për të shijuar klasin e sulmuesit shqiptar. Kjo është kryefjala e një shkrimi të publikuar në faqen “Mlssocceritalia.com” që trajton gjerësisht çështje të kampionatit amerikan të futbllit.

Gashi është pjesë e skuadrës së Colorado Rapids dhe sipas faqes italiane, Gashi u aktivizua vetëm 8 minuta nga De Biasi në këtë Evropian, duke mos arritur të nxjerrë në pah cilësitë e tij.

“Në kokën e tij por edhe më shumë në këmbët e tij peshon ende ai gabim në minutat finale të ndeshjes kundër Zvicrës gjatë të vetmes mundësi që trajneri De Biasi i dha”, shkruan faqja e specializuar, duke shtuar se në ndeshjet pasardhëse, sulmuesi shqiptar nuk gjeti më vend në formacionin kuqezi.

Mobi Casa

“Mlssocceritalia.com”, përcjell Supersport, shton gjithashtu se Gashi nuk e priste aspak një Evropian të tillë pasi tifozët e futbollit nuk arritën të shijonin asgjë nga klasi i tij.

Aktualisht Gashi po shfrytëzon ditët e pushimit pas Euro 2016 dhe shumë shpejt do të bashkohet me Colorado Rapids, skuadër që këtë sezon lufton për titullin kampion në Major League Soccer.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.