RCCOLA

Mehmeti: Vlerësimin për shërbimet e mira e kanë dhënë edhe vet qytetarët

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Behar Mehmeti drejtor i shërbimeve publike nuk është pajtuar me kritikat e Ramadan Ajvazit anëtar i komitetit për shërbime publike. Mehmeti thotë se vlerësimin e ofrimit të shërbimeve të mira për vitin 2012 e kanë dhënë edhe vet qytetarët sepse të gjitha ato projekte të realizuara janë të dukshme, të prekshme dhe në shërbim të qytetarit.

Behar Mehmeti nuk e ka ndier vetën mirë pas kritikave dhe akuzave që dha më herët në rajonipress Ramadan Ajvazi nga LDK-ja i cili edhe është anëtar i komitetit për shërbime publike.

Mehmeti thotë se ofrimi i kritikave, ideve dhe sugjerimeve të zotit Ajvazi anëtar i komitetit të DSHP-së nga radhët e LDK-së është i mirëseardhur, por pse si pëlqejnë shërbimet e mira të ofruara nga Drejtoria për Shërbime Publike për vitin 2012, është sa e habitshme aq edhe e pakuptimtë?

“Drejtorisë për Shërbime Publike, më së paku i pëlqen krenaria e zotit Ajvazi, sepse slogan i yni është “Pak të flasim e më shumë të punojmë”. Ju rikujtojmë që vlerësimin e ofrimit të shërbimeve të mira për vitin 2012 e kanë dhënë edhe vet qytetarët sepse të gjitha ato projekte të realizuara janë të dukshme, të prekshme dhe në shërbim të qytetarit”thuhet në sqarimin e Mehmetit.

Mehmeti e përkujton Ajvazin se DSHP-ja, i ka dy strategji të hartuara në bashkëpunim me USAID-in në kuadër të programit DEMI, për përmirësimin dhe ngritjen e cilësisë së ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve, (Strategjia për Mobilitet) dhe (strategjia për Ndriçim publik), ku pjesëmarrës të debateve dhe diskutimeve publike kanë qenë qytetarët, të votuara e miratuara edhe nga Komiteti i DSHP-së anëtar i së cilës jeni ju dhe nga Asambleja Komunale.

Eco Higjiena

Sipas Mehmetit pjesa dërmuese e projekteve të realizuara për vitin 2012 , janë rezultat i implementimit të këtyre dy strategjive, andaj ju kujtojmë që investimet nuk janë bërë të stilit “shkel e shko” ashtu siç thoni ju, por në kuadër të këtyre dy strategjive ekziston edhe studimi i nevojave.

“Ndriçimi publik në qendër të qytetit është rezultat i implementimit të strategjisë për ndriçim publik, me një dizajn modern dhe funksional” .

Brenga e juaj për stilin e punëve “ndreq e prishë”dhe shqetësimet e juaja për papërgjegjësitë totale ndaj parasë së qytetarëve të Gjilanit, ashtu siç thoni ju, që jeni të brengosur, për shkak të mbulimit të një segmenti të kanalit të instalimeve me beton të thjeshtë, ju njoftojmë që ky mbulim është i përkohshëm, për pengim të abrazionit të zhavorrit në kanal dhe me përmirësimin e kushteve klimatike, trotuaret do të trajtohen dhe kanalet e ndriçimit publik do të jenë të materialeve të njëjta të trotuareve.

Dhe krejt në fund zoti Ajvazi, ju ftojmë që përmes komitetit përkatës të Shërbimeve Publike, përmes konstruktivitetit tuaj dhe anëtarëve tjerë të komitetit ta ngrisim performancën dhe cilësinë e shërbimeve edhe më shumë ndaj qytetarëve thuhet në sqarimin e Behar Mehmetit drejtor i shërbimeve publike./rajonipress/