UBT

Mehmeti : Viti 2013 le të jetë vit i Anamoravës dhe i Gjilanit

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Viti 2012 ka qenë një vit i mbrapshtë për Gjilanin sepse vazhdoi të mos trajtohet drejtë nga Qeveria sikur edhe 5 vitet e kaluara ose thënë më drejtë nuk pati trajtim adekuatë konformë participimit në buxhetin e shtetit thotë Arben Mehmeti.

Arben Mehmeti shef i grupit të këshilltarëve të LDK-së tashmë e ka “harruar” vitin 2012 duke e kujtuar atë si një vit të mbrapshtë për Gjilanin dhe qytetarët e saj. Por Mehmeti ende ka “shpresa” tek viti 2013.

“Viti 2012 ka qenë një vit i mbrapshtë për Gjilanin sepse vazhdoi të mos trajtohet drejtë nga Qeveria sikur edhe 5 vitet e kaluara ose thënë më drejtë nuk pati trajtim adekuatë konformë participimit në buxhetin e shtetit” thotë Arben Mehmeti.

Komuna e Gjilanit vazhdoi të trajtohet në fushën e investimeve sikur një fshatë nga vinë pushtetarët kryesorë të Qeverisë, prandaj kjo na ka dëmtuar pa masë si taksapagues të rregullt , dhe poashtu jemi mashtruar si qytetarë duke u bazuar në premtime të mëdha të këtyre pushtetarëve, por që më mirë vonë se kurrë ta kuptojmë këtë që në të ardhmen të mos besojmë blanko në premtime, pa pasur parasysh realizimin e premtimeve në të kaluarën. “Besoj se si Gjilan jemi mësuar tashmë dhe se nuk do të bëjmë gabimet e radhës në çështjen e orientimit tonë politik me rastin e zgjedhjeve që mund të pasojnë” thotë Mehmeti.

Mehmeti shpreson që viti 2013, të jetë një vit i mbarë për qytetarët e komunës së Gjilanit, pavarësisht që është vit zgjedhorë, ku do të dominojnë projektet e premtuara politike në fushën e investimeve, mirëpo ne si LDK i gëzohemi investimeve që mund të bëhen në rrafshin real pavarësisht ndikimeve politike, sepse në këtë formë përfitojnë qytetarët edhe pse mund të dëmtohet ndonjë subjekt politik.

Eco Higjiena

“Sidoqoftë në 2013, ne si LDK, do të dëshironim që të kemi përmbylljen e investimeve të premtuara 100 milionëshe, dhe do të ishte mirë që ky vit të jetë vit i Gjilanasve në prioritetet e investimeve kapitale. Vetëm me realizim të këtij premtimi 100 milionësh në investime në Gjilan qytetarët e komunës së Gjilanit mund të ndihen komodë dhe se do të ju rikthehej besimi tashmë i humbur në këtë pushtet sepse ka pasur shumë mashtrime dhe keq përdorime të votës së tyre, të kapitalizuar vetëm për interesa të rajoneve tjera dhe për një klan të caktuar politik brenda Gjilanit”.

Mehmeti thotë se do të dëshironim që viti 2013, të jetë vit i realizimit të premtimit publik nga qeveria për universitetin publik të Gjilanit i cili do të duhej të emërtohej me emrin e personalitetit që i ka bërë nderë shekullor Gjilanit dhe rajonit të Anamoravës në fushën e arsimit prof Dr. Xhavit Ahmeti, i cili në këtë fushë është i pa konkurrencë në këtë pjesë, nëse emërtimi bazohet në kritere reale dhe shkencore.

Poashtu do të dëshironim që viti 2013, të jetë vit i përcaktimit të Qeverisë së Kosovës për devijim të autostradës edhe deri në Gjilan, për fillim dhe më tutje të vazhdohet në drejtim të Bujanovcit, sepse vetëm në këtë formë do të jemi në shërbim të fuqizimit të interesave të këtij rajoni dhe shqiptarëve të pjesës së Kosovës Lindore.

“Dhe poashtu do të dëshironim që fillimi i vitit të ardhshëm të mos na gjej me problemin e lumit Mirusha, por përfundimisht të realizohet ky premtim pesë vjeçar i kësaj qeverisje. Dhe përfundimisht deputetët e kësaj ane që janë në partinë që aktualisht e udhëheqin qeverinë që të zgjohen nga gjumi dhe të arsyetojnë besimin e marrë së paku në këtë fund mandatë që të kenë ballin hapur të dalin prapë para qytetarëve dhe të kërkojnë votën e tyre” tha Mehmeti./rajonipress/