Hidromorava

Mehmeti : Viti 2012 diskriminues për gjilanasit

/ 6 minuta lexim

Gjilan – Është për të ardhur jashtëzakonisht keq që komuna jonë është shndërruar vetëm në një burim të financimit të qeverisë së Kosovës dhe që djersa e tyre qoftë si qytetarë apo biznes kapitalizohet me projekte të ndryshme në komuna tjera nga kryesisht vinë qeveritarët më të fuqishëm thotë Arben Mehmeti nga LDK-ja.

Partia më e madhe opozitare në Gjilan vitin 2012 e sheh si një vit ku më së shumti janë ndier të anashkaluar dhe të diskriminuar qytetarët e saj.

Arben Mehmeti shef i grupit të LDK-së duke i bërë një retrospektivë vitit 2012 për rajonipress tha se Komuna e Gjilanit respektivisht qytetarët e kësaj komune janë ndër më të diskriminuarit në nivel të Republikës së Kosovës sa i përket investimeve kapitale. “Ende qytetarët e komunës së Gjilanit e kanë të freskët aderimin e gjithë qeverisë së Kosovës për të rimarrë pushtetin në zgjedhjet e fundit lokale duke premtuar 100 milion investime për këtë mandat 4 vjeçar”.

Mehmeti tha se realiteti tashmë është ndryshe, jo që nuk u realizua ky premtim, por se u injoruan tej mase qytetarët e komunës sonë duke i izoluar, degraduar dhe lënë jashtë sistemit të përkujdesjes institucionale, me aq investime sa do të ishte një standardë mesatar i investimeve karshi të hyrave dhe tatimeve që mbledhin nga komuna jonë.

“Është për të ardhur jashtëzakonisht keq që komuna jonë është shndërruar vetëm në një burim të financimit të qeverisë së Kosovës dhe që djersa e tyre qoftë si qytetarë apo biznes kapitalizohet me projekte të ndryshme në komuna tjera nga kryesisht vinë qeveritaret më të fuqishëm” tha Mehmeti.

Sipas tij Komuna e Gjilanit dhe kjo qeverisje nuk mundi të jetë faktorë seriozë në çështjen e mbrojtjes së interesave të këtyre qytetarëve respektivisht taksapaguesve të tyre , që edhe në vitin e tretë të qeverisjes në mandatin e dytë nuk arriti që në asnjë mënyrë të ndikojë në çështjen e autostradës , që bile të devijojë edhe në drejtim të Gjilanit nga Ferizaji që nuk është një largësi e madhe, dhe se i njëjti privilegj ju premtua banorëve të komunës së Graqanicës, komunë me shumicë serbe, dhe nga kjo shtrohet një pyetje se a është Gjilani faktorë i rëndësishëm strategjikë që ta ketë lidhjen me autostradë?

“Përgjigjja jonë në këtë rast është po, është shumë zonë me interes strategjikë që ndikon edhe në çështjen shqiptare në përgjithësi e posaçërisht në fuqizimin e interesave të pjesës së Kosovës Lindore, Preshevë, Medvegj dhe Bujanovc. Dhe ky degradim që ju bëhet qytetarëve të komunës së Gjilanit është ndihmuar në masë të madhe edhe nga qeverisja lokale dhe nga partia në pushtet sepse deri më tani nuk kemi parë ndonjë kërkesë apo qëndrim seriozë dhe të argumentuar në raport me këtë kërkesë”sqaron Mehmeti.

UBT

Mehmeti duke ju referuar premtimeve që ka dhënë PDK-ja tha se premtimi për Universitet publik në Gjilan, dështoi falë jo këmbëngulësisë së qeverisjes lokale pavarësisht disa përpjekjeve të vogla dhe që nuk mjaftojnë. “Tashmë me Universitet publik janë bërë disa komuna dhe Gjilani prapë është lënë që të përdoret si mjetë elektoralë për zgjedhjet e vitit 2013, dhe që prapë dyshoj se mund të realizohet ky projekt me këtë qeverisje joserioze. Lumi Mirusha përdoret në çdo palë zgjedhje si mjetë për përfitim elektoral dhe tashmë edhe në vitin e pestë të qeverisjes respektivisht në mandatin e dytë ky problem elementar qytetarë i tejkaluar për shumë komuna brenda Kosovës te ne ende mbetet pikë e rëndësishme elektorale e kësaj qeverisje pavarësisht premtimit publik se ky projekt tashmë do të duhej të ishte i përfunduar”.

Mehmeti theksoi se Komuna e Gjilanit me këtë qeverisje aktuale që nga viti 2008 merret me trajtimin e ujërave të zeza si një problem që tashmë shumë komuna e kanë zgjidhur këtë çështje dhe janë duke u përballë me kërkesa si universitet, autostradë, fabrika, institucione të kulturës etj.

“Dhe ky problem aktual i kohërave më klasike më së miri tregon shkallen e zhvillimit ekonomik të komunës sonë edhe për këtë vit”.

Duke ju referuar investimeve Mehmeti tha se investimet kapitale janë jashtëzakonisht pak nga Qveria e Kosovës. “Edhe ky vit si vitet paraprake llogaritet se nuk do të mbërrij shumën prej 7 milion sipas procedurave të udhëhequra nga zyra e prokurimit të komunës së Gjilanit, që është lajm shumë i keq për qytetarët e komunës së Gjilanit që presin zhvillime ekonomike pozitive. Dhe këtë krizë e ka ndihmuar edhe më shumë pushteti aktual në komunën tonë në mbylljen e shumë bizneseve gjilanase dhe dhënien në shfrytëzim të territorit bizneseve që kryesisht janë jashtë Gjilanit dhe që për këtë kjo qeverisje ka një përgjegjësi historike negative dhe që vështirë do të rimëkëmbet edhe një kohë biznesi autokton gjilanas” vlerëson Mehmeti.

Sipas tij ky vit karakterizohet me elemente që cenojnë rëndë demokracinë dhe ligjshmërinë në komunë psh. kryetari i komunës dënohet nga gjykata për kundërvajtje që është një praktikë jo e zakonshme, kryetari i komunës është në hetime nga prokuroria, publikimi i aferave të ndryshme, zhvillimi i hetimeve ndaj disa zyrtarëve komunal, keqëmenaxhimi financiar, dorëheqja e drejtoreshës së prokurimit si rezultat i presioneve, hetimet ndaj projektit të partneriteteve publiko-private, aferat korruptive etj, mbesin si probleme që kanë përcjellë këtë qeverisje në vitin që po e lëmë 2012.

Poashtu vlen të përmendet se ky vit vazhdoi të menaxhohet nga distanca nga Prishtina, nga dy organet kryesore kryetari i komunës dhe kryesuesi i kuvendit komunal dhe në këso situata qytetarët nuk mund edhe të presin shumë nga kjo qeverisje në të ardhmen, përveç që edhe takimet e zyrtare të mbahen atje, sepse shpenzohet shumë për të jetuar në Prishtinë e për të punuar në Gjilan. Kjo është sëmundje politike- institucionale e qeverisjes gjilanase edhe në vitin 2012 ka ironizuar Mehmeti./rajonipress/