Fundamenti

Mehmeti raportin e Mustafës e quan të natyrës “propagandistike”

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Arben Mehmeti thotë se raporti i kryetarit në mënyrë të njëanshme e ka pasqyruar punën e qeverisjes së vitit 2012, meqë sipas tij në raport është potencuar më tepër pjesa teknike e punës sepse nuk ka pasur angazhime përmbajtjesore dhe investime kapitale në Gjilan.

Arben Mehmeti shef i grupit të LDK – së për rajonipress tha se kryetari është munduar në mënyrë të sofistikuar përmes ofrimit të të gjitha raporteve të drejtorive të krijojë një grumbull të materialeve që nuk kanë shumë vlerë sa i përket punës që është bërë, por se vetëm janë pasqyrime më tepër të natyrës propagandistike me qëllim të krijimit të një imazhi të rrejshëm se kinse është bërë punë e madhe në komunën e Gjilanit gjatë vitit 2012.

“Në pjesën më të madhe të raportit të kryetarit dhe drejtorive nuk kemi ndonjë pasqyrim të pjesës negative të asaj çka do të duhej të pasqyrohej sepse në pjesën më të madhe të vitit 2012, më tepër kemi pasur veprime dhe angazhime jo përmbajtjesore dhe në kundërshtim me ligjet në fuqi në Kosovë, prandaj do të duhej që pasqyrimi të jetë realist si dhe me rekomandime konkrete për të eliminuar të metat si dhe duke propozuar rrugë zgjidhje adekuate konformë kërkesave të qytetarëve” tha Mehmeti.

Mobi Casa

Sipas Mehmetit, Komuna e Gjilanit ka krizë të thellë financiare që i duhet një trajtim seriozë në këtë aspekt për të dalë nga kjo krizë dhe se kjo qeverisje nuk do ta ketë mundësin ta shëroj sepse vetë është e infektuar me sindromin për keqqeverisje në çdo moment. “Komuna e Gjilanit tashmë nuk do ta ketë mundësin për investime përveç për larje të pjesërishme të borxheve në mënyrë simbolike sepse as këtë rast nuk do ta ketë sepse borxhet janë të mëdha. Dhe kjo qeverisje lokale në masë të madhe i ka rrezikuar bizneset që kanë krye punë në komunë duke ju rekomanduar veprime kundërligjore dhe në këtë formë edhe kërkimi i borxheve për këto punë do të jetë me efekte negative për vetë këto kompani” ka sqaruar Mehmeti.

Sipas tij në një qeverisje ku administrata është e stërngarkuar me punëtor me kontrata në vepër/që i ndalon ligji /sipas përkatësisë politike do të jetë një rrezik permanentë në raste të bartjes së këtij problemi në organet e drejtësisë dhe se për këtë organet zyrtare që kanë lejuar këso veprime të kundërligjshme do të sanksionohen.

“Në fushën financiare kemi një keqmenaxhim të mjeteve financiare , në fushën e inspeksionit kemi një anarki në çështje të mbrojtjes së ligjeve në fuqi në shumë aspekte, rrugët, trotuaret, kanalizimi, ujësjellësi nuk janë në shërbim adekuatë për qytetarë, kemi uzurpime të hapësirave publike, kemi keqpërdorim të buxhetit komunal për hartim të planeve urbanistike pa pasur mundësin të mbrohen dhe ekzekutohen ato plane. Duke llogaritë këto probleme të natyrave të ndryshme dhe shumë probleme që aktualisht janë dhe që i kemi potencuar në çdo kohë nuk kemi mundë të aprovojmë një raport që pasqyron një punë jo të mirë dhe me shumë veprime të kundërligjshme nga kjo qeverisje” ka thënë Mehmeti./rajonipress/