RCCOLA

Mehmeti: Qytetarët po terrorizohen padrejtësisht

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Arben Mehmeti tha se ka kërkuar nga drejtoria e administratës së përgjithshme që të raportojë në seancë për çështjen e maltretimeve që po ju bëhet qytetarëve gjatë nxjerrjes së dokumentacionit civil. Nga ajo që shihet dhe nga prezenca e madhe e sigurimit në hyrje të administratës mund të krijohet një bindje se ky objekt është në pjesën veriore të Mitrovicës dhe se aty sigurimi nuk duhet të luaj rolin e nxjerrjes së vendimeve se kush duhet të kryej më shpejt obligimet qytetare tha Mehmeti.

Sjelljet e pahijshme që po ndodhin nga ana e sigurimit ndaj qytetarëve që vijnë për të nxjerr dokumente civile në administratën e përgjithshme e kanë shqetësuar tej mase kreun opozitar Arben Mehmetin.

Madje jo vetëm Mehmeti ka vërejtje ndaj tyre, por shumë qytetarë ndihen të revoltuar e të irrituar me sjelljet e sigurimit që ndodhet para objektit të administratës.

Arben Mehmeti shef i grupit të LDK-së tha se ka kërkuar nga drejtoria e administratës së përgjithshme që të raportojë në seancë për çështjen e maltretimeve që po ju bëhet qytetarëve gjatë nxjerrjes së dokumentacionit civil. “Nga ajo që shihet dhe nga prezenca e madhe e sigurimit në hyrje të administratës mund të krijohet një bindje se ky objekt është në pjesën veriore të Mitrovicës dhe se aty sigurimi nuk duhet të luaj rolin e nxjerrjes së vendimeve se kush duhet të kryej më shpejt obligimet qytetare” tha Mehmeti.

Uji Dea

Kreu opozitar tha se ka kërkuar nga drejtori i administratës së përgjithshme Arben Dubova që të mos lejojë një veprim të tillë ku po ndodhin diskriminime në qasje në sportele të qytetarëve. “Duhet urgjentisht që Dubova ta rregullojë këtë formë në mënyrën më të mirë të mundshme sepse nëse lejohen situata të tilla mund të ndikojë në paraqitje të korrupsionit dhe problemeve të ndryshme qytetare siç edhe veç jemi të informuar se ka pasur edhe konflikte pikërisht për këtë problem që tashmë është bërë problem i ndjeshëm qytetarë”.

Mehmeti tha se është e padrejtë që të terrorizohen qytetarët dhe para një objekti serioz ku ka vulë e stemë institucionale të ndodhin skena terrori duke u shtyrë e ofenduar se cili qytetarë do të jetë i pari në rend. “Pjesëtarët e sigurimit të cilët sillen si kapadai duhet ta dinë se para se të jenë roje dite, ata në radhë të parë pasqyrojnë fytyrën institucionale e shtetërore. Unë po befasohem edhe nga heshtja e kryetarit të komunës ndaj këtij fenomeni shumë delikat e të ndejshëm “tha Mehmeti.

Ndërkaq Arben Dubova i kontaktuar nga rajonipress tha se sigurimi po e bënë punën e vet si është më së miri. “Ne nuk kemi ankesa nga ana e qytetarëve kurse puna e sigurimit është e pavarur dhe ata nuk na japin llogari neve “ tha Dubova.

Por ndryshe mendon kreu komunal Qemajl Mustafa. Mustafa tha shkurt se punëtorët e sigurimit aty e përfaqësojnë në radhë të parë komunën dhe askënd tjetër./rajonipress/