RCCOLA

Mehmeti mund të përfundojë në Olhanense

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

E ardhmja e Agon Mehmetit mund të jetë e lidhur me futbollin portugez. Sulmuesi kosovar pritet ta lë Palermon shumë shpejt, për ta vazhduar karrierën tek ekipi Olhanense, e cila garon në elitën portugeze.

Menaxheri i tij ditë më parë ka konfirmuar se për 23 vjeçarin interesim kanë shprehur skuadrat nga Spanja, Danimarka e Holanda, por ish futbollisti i Malmos dhe Novarës mund të përfundojë në Portugali.

Uji Dea

Olhanense është në kërkim të një sulmuesi shtatgjatë dhe Mehmeti mund t’i përshtatej si është më së miri skemave të trajnerit Abel Xavier.

Sipas të së përditshmes Record, ish përfaqësuesi U-21 i Suedisë mund të huazohet nga Palermo në ekipin portugez, pasi u huazua sezonin e kaluar në Novara, në Serie B.