FITORJA

Mehmeti: Mbajtja e dy posteve dëmton interesat e qytetarëve të Gjilanit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Arben Mehmeti shef i grupit të LDK-së thotë se ushtrimi i dy pozicioneve nga ana e Izmi Zekës , në të njëjtën kohë është profesionalisht i pamundur,dhe politikisht i dëmshëm.

Në një intervistë për rajonipress Izmi Zeka kryesues i Asamblesë Komunale dhe zëvendësministër i Punëve të Brendshme ka thënë se mbajtja e dy posteve nuk është e ndaluar me ligj. Por kështu nuk mendon Arben Mehmeti i cili e ka ndier vetën të “provokuar” nga kjo deklaratë.

Madje Mehmeti ka qenë më i zëshmi nga tabori opozitar që ka kërkuar disa herë nga Izmi Zeka që të japi dorëheqje nga pozita e kryesuesit për shkak të konfliktit të interesit.

Sipas Mehmetit mbajtja e dy pozitave nga ana e Zekës e cenon interesin institucional te kuvendit komunal dhe imazhin e tij si dhe dëmton direkt interesat e qytetarëve të komunës së Gjilanit sepse investimi i qeverise Thaçi për Gjilanin përfundon në dhënien dhe lejimin e pozicioneve të shumëfishta në të njëjtën kohë zyrtarëve më të lartë të PDK-së së Gjilanit si mjet politik preventiv për t`i mbajtur nën kontroll pavarësisht se nuk do të ketë investime në Gjilan nga Qeveria e Kosovës.

Eco Higjiena

“Në Qeverinë aktuale të Kosovës çdo gjë është e mundur edhe mbajtja e dy pozicioneve sepse ky veprim është i vogël në krahasim me shumë zyrtar të PDK-së që kanë shumë ma tepër pozita në të njëjtën kohë. Ky është modeli i qeverisjes që ju bënë dëm të madh qytetarëve dhe vetëm ata janë që mund t`i parandalojnë këto veprime të dëmshme të këtyre zyrtarëve”mendon Mehmeti.

Madje Mehmeti e ka edhe një arsyetim tjetër pse Izmi Zeka i mbanë dy pozita. “Kjo dëshmon se kemi edhe luftë të brendshme në PDK për dominim dhe autoritet në masë si parakusht për të qenë kandidatura serioze në strukturat e tyre për pozicione udhëheqëse si dhe parapërgatitje për të hyrë në fronte në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare”.

Andaj shton Mehmeti, edhe nuk e ka lehtë Izmi Zeka të dorëzohet përball rivalit të tij Qemajl Mustafa për të qenë figurë e fuqishme brenda PDK-së pasi pretendimet e tyre janë të njëjta dhe se aktualisht mbajtja e dy pozicioneve është përparësi e Izmi Zekës në betejën që e pret me Qemajl Mustafën tha Mehmeti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.