Mehmeti : LDK- ja u injorua dhe ju mohua fjala nga kryesuesi

/ 3 minuta lexim

Gjilan – LDK-ja e ka lëshuar seancën e djeshme për shkak që kryesuesi i kuvendit komunal nuk ka lejuar të diskutohet një çështje që si fokus kishte ndarjen e rreth 10.000 euro për restaurimin siç thuhej të barit në stadium të qytetit tha Arben Mehmeti.

LDK-ja në seancën e së mërkurës në një moment e ka braktisur seancën e Kuvendit dhe nuk ka qëndruar aty me arsyetimin se janë injoruar nga kryesuesi i Kuvendit Izmi Zeka.

Arben Mehmeti shef i grupit të këshilltarëve të LDK-së tha për rajonipress se në parim nuk janë kundër që të zhvillohet sporti , por sipas tij duhet kujdes maksimal kur kemi të bëjmë me ndarje të mjeteve financiare për çfarëdo natyre , sidomos ne si komunë duhet të kemi shumë kujdes në këtë aspekt.

“Më herët kjo kërkesë ka qenë e pakompletuar dhe se na është adresuar në komitet për politik dhe financa nga një klub i futbollit të Gjilanit, dhe pas reagimit tonë se në Gjilan ekzistojnë dhe klube tjera të futbollit dhe se ajo kërkesë do të duhej të jetë e detajizuar dhe se drejtoria për kulturë, rini dhe sport do të duhej të merrej me këtë kërkesë dhe në kuvendë të na sqarojë në mënyrë detale arsyeshmërinë e kësaj kërkese, dhe se nëse do të arsyetohej ne sigurisht se do të pajtoheshim” ka sqaruar Mehmeti.

“Por në formën si veproj kryesuesi nuk la mundësin e debatimit për këtë çështje që ishte një arsye për ne të dyshojmë në arsyeshmërin reale për këtë kërkesë, prandaj nuk dëshiruam që të jemi pjesë e këtij vendimi ku na mohohet fjala dhe ku injorohemi si grup më i madh politikë në kuvendë komunal” tha Mehmeti.

Eco Higjiena

Sipas Mehmetit kryesuesi në këtë rast nuk ka vepruar konformë përgjegjësive që ka sepse ka keqpërdorë përgjegjësin e tij duke menduar se pozicioni i tij si kryesues është i një rëndësie të madhe dhe se ka të drejtë të mohoj fjalën këshilltarëve komunal, çka në realitet nuk është kështu, sepse ai ka pozicionin që vetëm ta drejtoj seancën.

Mehmeti thotë se në komunën e Gjilanit tashmë është modë dhe standardë i kësaj qeverisje transaksionet financiare deri në 10.000 euro, respektivisht bërja e shërbimeve përmes tri ofertave. “Kjo në praktikën financiare është një elementë i rrezikshëm që mund të dërgoj në keqpërdorim të atyre mjeteve financiare nga zyrtarët e caktuar, prandaj për këtë ishte dilema e jonë si grup politik” sqaron Mehmeti.

Mehmeti tha se ne si komunë jemi në një gjendje të papërballueshme të ekzistencës financiare prandaj ne dëshirojmë që me kujdesin maksimal të shqyrtojmë çdo kërkesë të kësaj natyre.

“Nga ky rast na është imponuar që të kërkojmë zyrtarisht nga zyrtarët përgjegjës që ta na detajizojnë të gjitha shërbimet e blera sipas modelit me tri oferta apo deri më pak se 10.000 euro, për vitin 2012” shtoj Mehmeti ./rajonipress/