United Hospital

Mehmeti: Kuvendi Komunal ishte në shërbim të qytetarëve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kuvendi komunal gjatë këtij viti ishte në shërbim të qytetarëve të komunës së Gjilanit, duke u shndërruar në një mekanizëm të realizimit të kërkesave të qytetarëve direktë dhe indirektë duke trajtuar çdo problem qytetar dhe adresim të shpejtë dhe me kohë në institucione kompetente jashtë fushës së përgjegjësisë së kuvendit komunal u shpreh Arben Mehmeti këshilltar nga LDK-ja dhe njëri nga më kritikët për zbatimin e ligjit brenda institucioneve komunale.

Arben Mehmeti është aktiv dhe ndërhynë në të gjitha rastet ku mendon se ka shkelje ligjore ose ku mendon se ligji duhet të zbatohet me përpikëri.

FIDANISHTJA

Duke folur për zhvillimet brenda Asamblesë Komunale Mehmeti mendon se ajo e ka kryer punën e saj si është më së miri. “Kuvendi komunal gjatë këtij viti ishte në shërbim të qytetarëve të komunës së Gjilanit, duke u shndërruar në një mekanizëm të realizimit të kërkesave të qytetarëve direktë dhe indirektë duke trajtuar çdo problem qytetar dhe adresim të shpejtë dhe me kohë në institucione kompetente jashtë fushës së përgjegjësisë së kuvendit komunal” u shpreh Arben Mehmeti këshilltar nga LDK-ja dhe njëri nga më kritikët për zbatimin e ligjit brenda institucioneve komunale.

“Për të deklaruar këtë më lartë bazohem edhe në funksionalitetin e Kuvendit konformë edhe kërkesave të opozitës që në pjesën më të madhe janë marrë parasysh dhe se vendimet kanë qenë me koncenzues në të shumtën e rasteve. Pra kuvendi komunal ka kryer obligimet zyrtare konformë përgjegjësisë institucionale dhe qytetare” tha Mehmeti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.