United Hospital

Mehmeti: Komiteti i Arsimit kërkon nga Komuna të mbështes nxënësit e klasave të para

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komiteti i Arsimit në Komunën e Gjilanit, i kryesuar nga Arben Mehmeti, në mbledhjen e rregullt të mbajtur, ka rekomanduar Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe kryetarin e Komunës që të veprojnë në mbështetje të nxënësve të klasave të para, në mënyrë që të bëhet një zgjidhje adekuate, që qanta e librave të nxënësve të jetë më e lehtë e jo e stërngarkuar me numër të madh të librave.

“Si trupë profesionale, Komiteti i Arsimit rekomandon për Drejtorinë e Arsimit dhe kryetarin e komunës, të ndërmarrin hapa konkret që të krijohen kushte të cilat janë në favor të nxënësve tanë. Sot nxënësit e klasave të para janë të stërngarkuar me libra të shumta që janë rënduese për nxënësit fillestarë. Sipas mundësive të krijohet një hapësirë adekuate brenda shkollës për librat e këtyre nxënësve”, ka thënë kryesuesi Mehmeti, duke bartur mesazhin e të gjithë anëtarëve.

ARKATANA

Gjithashtu komiteti ka diskutuar edhe për fillimin e vitit të ri shkollor, Kompleksin e Shkollave të Mesme, regjistrimin e nxënësve në klasën e parë dhe të dhjetë, sikur që është debatuar edhe rreth pranimit të kuadrit arsimor në shkollat e Komunës së Gjilanit.

Njëzëri janë pajtuar të gjithë anëtarët e komitetit që ligji për arsimin si dhe udhëzimet administrative të zbatohen edhe sa i përket ekskursioneve të maturës, duke kërkuar që të ketë një përkushtim maksimal edhe të shkollave përkatëse, por edhe angazhimi i DKA-së, në këtë drejtim, sepse është interes i të gjithëve që këto vizita të përfundojnë sikur që të gjithë dëshirojnë, duke u larguar nga ekseset, problemet apo degradimet e qëllimit të vizitave. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.