Mehmeti kërkon ndërhyrjen e kreut të komunës
Gjilan –Arben Mehmeti ka kërkuar nga Qemajl Mustafa dhe Mirvete Hoti që të ndërhyjnë për ta rregulluar furnizimin me ujë në lagjen Arbëria.
Arben Mehmeti shef i grupit të LDK-së ka adresuar një kërkesë të lagjes Arbëria e cila tash e sa është pa ujë të pijshëm. Mehmeti ka kërkuar ndërhyrjen e kreut të komunës ,por edhe të Mirvete Hotit drejtoreshe në Hidromorava për ta stabilizuar gjendjen e furnizimit me ujë të pijshëm.
“duke pasur parasysh gjendjen e rëndë të lagjes ‘’Arbëria’’ sa i përket furnizimit me ujë shqetësim të cilin e kanë paraqitur edhe vetë banorët e asaj lagje para disa ditëve dhe deri më tani edhe përkundër që edhe ne si grup politik në të kaluarën kemi përcjellë këtë shqetësim edhe në kuvendë komunal ,por kanë munguar angazhimet serioze në këtë drejtim dhe për këtë ne jemi të detyruar që edhe në këtë formë të ju drejtohemi që të keni parasysh interesat e qytetarëve të kësaj lagje dhe të veproni konformë përgjegjësive që keni”ka thënë Mehmeti.
Sipas tij adresimi i kësaj shkrese nënkupton që urgjentë të ndërmerren masat adekuate që mendojmë se janë të mundshme të zgjidhjes përfundimtare të këtij problemi jashtëzakonisht të madh të kësaj lagje.
“Ne jemi të vetëdijshëm që kryetari i komunës nuk ka shumë përgjegjësi në këtë kompani por nëse kryetari i komunës përmes vendimit të kuvendit komunal i kushtëzon qytetarët që ti kryejnë obligimet ndaj kësaj kompanie dhe në këtë formë ta ndihmojë këtë kompani në inkasim të mjeteve atëherë besojmë se edhe në këtë rast mund të kërkojë që kjo kompani të jetë në shërbim të qytetarëve të asaj pjese”ka thënë Mehmeti.
Ne kërkojmë që në afat shumë të shpejtë të ndërmerrni veprimet e duhura dhe të jeni në shërbim të qytetarëve të kësaj pjese. Ne kërkojmë që në afat prej 7 ditëve të na njoftoni zyrtarisht në lidhje me këtë shkresë dhe veprimet e ndërmarra ka përfunduar Mehmeti./rajonipress/