RCCOLA

Mehmeti: Inspeksioni komunal nuk duhet të bjer në gjumë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Arben Mehmeti sekretar i degës së LDK-së tha për rajonipress se ndërtimet e fundit që po bëhen janë përgjegjësi ekskluzive e drejtorisë së inspeksionit komunal. Qytetarët nuk duhet të manipulohen sepse çdo vendim apo ndërtim i egër e që bije ndesh me ligjin do të sanksionohet nga qeverisja Haziri.

Që nga fillimi i fushatës puna e inspektorëve komunal në të gjithë sektorët ka shënuar zvogëlim të aktivitetit në teren. Për këtë pasivitet është i shqetësuar edhe vet Arben Mehmeti sekretar i degës së LDK-së.

Mehmeti tha për rajonipress se të gjitha ndërtimet e egra, të gjitha veprimet që bien ndesh me ligjin në kuadër të inspeksionit komunal i janë përcjellur nga ekipi transitor kryetarit të Gjilanit Lutfi Hazirit.

Uji Dea

“Ne po e përcjellim çdo aktivitet në teren. Jemi të shqetësuar me ndërtimet e shumta që kanë filluar sidomos gjatë fushatës zgjedhore. Drejtoria e Inspeksionit Komunal duhet ta ketë të qartë se është përgjegjëse për veprimet antiligjore” tha Mehmeti.

Mehmeti tha se realisht inspeksioni komunal ka rënë në gjumë, por ata duhet të kthjellen dhe t`i hapin sytë sepse janë bashkëpjesëmarrës të veprimeve antiligjore.”Qytetarët duhet të kenë kujdes dhe mos të manipulohen sepse çdo veprim apo ndërtim ilegal e që bije ndesh me ligjin dhe kriteret urbanistike e ndërtimore do të sanksionohet nga qeveria e Lutfi Hazirit./rajonipress/