UBT

Mehmeti: Gjilani territor i simulimeve dhe stërvitjeve politike

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Vizita e Thaçit në Gjilan edhe njëherë dëshmoj se Gjilani mbetet vetëm arenë e interesave të qendrës në politikën komunale në Gjilan thotë Arben Mehmeti shef i grupit të këshilltarëve të LDK-së.

Vizita e Hashim Thaçit në Gjilan dhe deklarimet e tij për projektet e vitit 2013 e kanë ngacmuar taborin opozitar.

Arben Mehmeti nga LDK-ja tha për rajonipress se me vizitën e Hashim Thaçit në Kuvendin e PDK-së u dëshmua edhe njëherë se Gjilani mbetet vetëm arenë e interesave të qendrës në politikën komunale në Gjilan .”Ishte veprimi i radhës i Thaçit që i ngjante një folklorizmi të tepruar dhe i cili nuk sjell asnjë rezultat vetëm se tregon pafuqinë e nivelit të udhëheqësve të Gjilanit që të merren me komunën e tyre, që edhe problemet më minore vjen e ja zgjidhë dhe luan rolin e një lideri që më tepër interesohet për zgjedhjet e PDK-së nëpër lokalitete- seksione sesa për premtimet në lidhje me investimet në Gjilan, që për Gjilanin është jetësore” tha Mehmeti.

GRANDEMALL

Mehmeti thotë se qytetarët e Gjilanit edhe njëherë përjetuan një lloj të fushatës së simuluar politike ku u premtua dhe u ironizua me qytetarët e Komunës së Gjilanit, duke ju thanë se nuk keni me mundur me punue aq sa do të ketë investime në Gjilan në vitin 2013 dhe në këso raste shtrohet pyetja se kryeministri me gjithë atë fuqi politike dhe institucionale si dhe financiare, çka i solli komunës konkretisht në këtë vizitë, sa mjete financiare i destinojë për Gjilanin apo cilin projekt sado të vogël me qëllim që të tregojë seriozitetin në këtë fillim vit.

Opozitari, Mehmeti tha se lirisht mund të thuhet se edhe ky vit do të jetë vit i premtimeve boshe, pagëzimeve pa subjekt, si dhe simulimeve të fushatave zgjedhore, krejt kjo me qëllim të shfrytëzimit të Komunës së Gjilanit si territor vetëm i stërvitjeve politike, por jo edhe i realizimit praktik ./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.