KKVITI

Mehmeti : Gjilani është zhytur në të gjitha llojet e krizave

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ishim të shtrënguar që ta lëshojmë punën e Asamblesë, sepse ajo u shndërrua në gjykatë, prokurori e organ policor që merret me akuza të pabaza tha Arben Mehmeti i cili e ka ftuar prokurorinë që të marr në shqyrtim raportin financiar të vitit 2012.

Arben Mehmeti, shef i këshilltarëve të LDK-së në Asamblenë Komunale të Gjilanit, në një takim me medie menjëherë pas braktisjes së seancës ka thënë se edhe vetë komuna e ka pranuar se borxhi zyrtar i saj është 3 milionë e 290 mijë euro, gjë e cila sipas Mehmetit është alarmante.

Uji Dea

Ai tha se të hyrat vjetore vetanake të komunës janë 3 milion euro e borxhi është më i madh, andaj kërkoi që organet zyrtare duhet të ndërhyjnë.

Ai tha se LDK-së nuk iu dha mundësia e sqarimit, se ajo kërkoi hollësi rreth shpenzimeve, por sipas tij, në Asamble, pushteti e luajti rolin e prokurorisë. Ai tha se borxhi i madh është shkelje e madhe ligjore e në Asamble pati deklarime cinike e ofenduese.
“Ishim të shtrënguar që ta lëshojmë punën e Asamblesë, sepse ajo u shndërrua në gjykatë, prokurori e organ policor që merret me akuza të pabaza”, ka thënë Arben Mehmeti i LDK-së, që e ka ftuar prokurorinë që të marr në shqyrtim raportin financiar të vitit 2012, ngase siç tha ai në Gjilan po përdoren të gjitha mekanizmat për të paguar operatorët që kanë falimentuar dhe se sipas tij, në këtë qytet ka projekte në letër e në praktikë nuk qëndrojnë e për qeverisjen në Gjilan, tha se ajo është zhytur në të gjitha llojet e krizave./rajonipress/