Fundamenti

Mehmeti demanton LDK

/ 4 minuta lexim

Gjilan- Drejtoria për shërbime publike (DSHP), dëshiron ta informoj komisionin për shërbime publike në kuadër të LDK-së, për shërbimet e mira që po i ofrohen qytetarit të Komunës sonë, në të gjitha segmentet që bien në domenin e fushë veprimtarisë së DSHP-së.

“Qytetarëve po ju ofrohen shërbime të mira publike, dhe gjendja asnjëherë s`ka qenë më e mirë në ofrimin e këtyre shërbimeve”.Kështu thotë Behar Mehmeti drejtor i shërbimeve publike. Ai këto komente i ka bërë pas akuzave të komisionit të LDK-së.

Mehmeti thotë se LDK ka harruar t`i marrë opinionet e qytetarëve për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve ,trotuareve dhe shesheve, ku Komuna e Gjilanit ka qenë shembull në nivel të Republikës së Kosovës.

“Ju rikujtojmë që Gjilani është shpërblyer më shumë se një (1) herë, për mirëmbajtjen
dhe pastërtinë e hapësirave të gjelbëruara, rrugëve trotuareve dhe shesheve nga USAID-i në kuadër të projektit EMI-DEMI”,shprehet Mehmeti.

Kreu i shërbimeve publike e ka rikujtuar LDK edhe për implementimin e projektit të ndriçimit publik efiçient (modern) në lagjen: Dardani-1 ( i kryer ) dhe projektin e ridizajnimit të udhëkryqit te rruga:Jugu-1. Nga udhëkryqi klasik në rrethrrotullim ( në fazën e ndërtimit), si rezultat i strategjive të hartuara dhe miratuara ( bile komplimentuara ) edhe nga këshilltarët e LDK-së, nga Komuna me ndihmën teknike të USAID-it.

Sipas tij mirëmbajtja verore për vitin 2011 është realizuar 100 % (292,092.00 € ), duke ia kthyer tatimpaguesve kontributet e tyre në këtë projekt kapital. Mehmeti ka prezantuar punët e realizuara me këto projekte, si: Rrugët e sanuara, 18085.05 m ²; Rrugët me shtresë asfalti komplet, 2355.00 m²; Rrugët me zhavor, Korexhaj,Seferaj,Terziaj,Caparë, në Lagjet: Arbëria , Zabel , Bujana, Velekincë , Kodra e Përlepnicës etj, Mbulimi i kanaleve, asfaltimi i trotuareve etj.

Uji Dea

Mirëmbajtja verore ka të bëjë kryesisht me asfalt dhe ju përkujtojmë që për shkak të specifikave teknike të asfaltit, punët me asfalt fillojnë në muajin maj, dmth tani edhe kur do fillojmë me mirëmbajtjen verore të këtij viti 2012.

Mehmeti tha se edhe mirëmbajtja e ndriçimit publik është permanente, kur edhe tani është duke u punuar në këtë aspekt, ( vizitoni: Dheun e Bardhe, lagjen e Balecit, Zabelin, dhe tani në Kodrën e Dëshmorëve kur tani është duke u punuar).

Nëse bëni një shëtitje nga Xhamia e vogël në drejtim të lagjes, Arbëria do të ndjeheni komod në trotuarin e shoqëruar me ndriçim publik modern, bile nëse ktheheni pak në të djathtë ta vizitoni lagjen, ILIRIA ( ish Bojanina ) do të ndjeheni edhe të relaksuar me infrastrukturën ( rrugët, trotuaret, gjelbërimin, parkingjet, fasadimin e objekteve, duke përfshi edhe infrastrukturën nëntokësore).

Nëse ju rastis të kaloni rrugës, “15 Qershori”, do ta keni mundësinë të parkoni veturën
në vend parking modern të sinjalizuar, horizontalisht edhe vertikalisht, e nëse udhëtoni për Kamenicë, mund të stacionoheni për pak kohë në vend ndalje për autobus pranë FSK-së, i realizuar nga të gjithë parametrat teknik.

Mehmeti thotë se tashmë Gjilani ka adresa, meqë projekti i Shenjëzimit dhe Numerizimit, pajis ç’do shesh,rrugë,ekonomi familjare me emër dhe numër, sinjalizimi vertikal ,(thënë shkurt, kurrë s`ka qenë më mirë) , kurse ai horizontal përveç atij dykomponentëshe i cili ka jetëgjatësi më të madhe e që është dyfish më i shtrenjtë, ai me ngjyrë gjithkund rigjenerohet në ç’do vit.

Kujtoj që të gjithë së bashku, duke e përfshirë edhe subjektin tuaj politik (LDK-në), me konstruktivitetin dhe kreativitetin e ideve, rekomandimeve, sugjerimeve, na ndihmoni që të i ofrojmë shërbime edhe më cilësore qytetarit tonë të nderuar thuhet në reagimin e Mehmetit. /rajonipress/