Uji Dea

Mehmet Kosova : Zoti kishte plane tjera për mua

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Aktori turk, Kenan Imirzaloglu, i njohur për rolet e Mehmet Kosova e Ezel, vazhdon të jetë aktiv në mediat turke duke folur për gjëra të cilat publiku nuk i ka dëgjuar më herët.

Në një intervistë për të përditshmen “Hurriyet”, Imirzalioglu ka treguar për një periudhë të jetës se tij, kur është ndjerë i pakënaqur, i pafuqishëm dhe i pambrojtur:

Fundamenti

“Momenti kur nuk munda ta fitoja kolegjin, im atë më ka thirrur nga fshati, por jam ndier shumë i vetmuar duke menduar se Zoti më kishte harruar. Por siç duket, ai ka pasur plane tjera për mua. ”

Ndërsa, duke folur për periudhën më të lumtur të jetës, ai ka thënë të ketë qenë menjëherë pas tërmetit të vitit 1999:
“Erdhi menjëherë një lloj ngritjeje e mentalitetit te popullata me moton ‘’Unë e dua popullin tim, dashuria duhet të tregohet në këtë moment’’. Kam pasur një periudhë shumë të bukur pas kësaj ngjarjeje, por pas dy viteve unë kam rënë në depresion.