Mehmedi pjesë e rëndësishme e Leverkusenit
Formacioni bazë i Leverkusenit në dy ndeshjet e fundit kundër Hoffenheimit (2:1) dhe Lazios (0:1) ishte krejtësisht i njëjtë, kurse Admir Mehmedi nuk kishte filluar asnjërin nga këto dy takime, por trajneri i tij i ka dhënë mbështetje duke thënë se është një lojtar i rëndësishëm.
Madje në ndeshjen kundër Hoffenheimit në Bundesligë javën e kaluar ishte ai që kishte dhënë asistin për golin e fitores, transmeton Koha.net.
“Në Lazio, lojtarët që ishin inkuadruar kanë bërë një ndikim të madh në lojë, duke na dhënë pikët e plota, që për mua është shumë e rëndësishme”, ka thënë Schmidt.
http://koha.net/?id=6&l=71552


