Mehmedi i’a shuan ëndrrën Xhakës!

Admir Mehmedi dhe skuadra e tij Dinamo Kiev pothuajse e kanë shuar ëndrrën e Granit Xhakës për të qenë pjesë e Ligës së Kampionëve me skuadrën gjermane Borusia Monchengladbach.
Dinamo Kiev ka arritur fitore në ndeshjen e parë si mysafir ndaj Monchengladbach me rezultat 3 me 1. Gjermanët kaluan të parët në epërsi me golin e Ring por që më pas ishin ukrainasit ata që dominuan dhe shënuan. Mikhalik, Yarmolenko dhe autogoli i De Jong bënë që Dinamo Kiev të arritë fitore të lehtë në këtë ndeshje.
Xhaka pati lënë skuadrën zvicërane Basel për Monchengladbach me dëshirën e madhe që të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve në këtë edicion, por që kjo do të jetë e vështirë pasi që Dinamo Kiev ndeshjen e dytë do ta luaj në terrenin vendas. Mehmedi në këtë takim u inkuadrua vetëm në minutën e fundit të ndeshjes./indeksonline/