RCCOLA

Meha shpëton Paderbornin nga humbja me Wolfsburg

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Alban Meha i jep një pikë Paderbornit në transfertën e vështirë të Wolkswagen Arena, përballë Wolsburgut që ndali kështu ecurinë pozitive në Bundesligë.

Mesfushori shqiptar kthehu në gol 11-metërsh duke barazuar shifrat në 1-1 dhe duke realizuar golin e tij të dytë në këtë kampionat. Edhe pse dominoi në lojë Wolfsburgu nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 përballë Paderbornit me ujqërit që humbasin kështu akoma edhe më teper terren në krahasim me Bayernin kryesues.

Fundamenti

Ndeshja nisi në mënyrë të shkëqlyer për skuadrën e Dieter Hecking me Wolsburgun që arriti të kalonte në avantazh pas 17 minutave lojë falë një autogoli të spanjollit Rafa Lopes. Vendasit kishin mundësinë fantastike për të hipotekuar fitoren në minutën e 30-të por kroati Ivan Perisic humbi një penallti për t’i cuar shifrat në 2-0.

Nga gabimi i Perisic përfitoi Meha që në të 51-tën barazoi rezultatin. Futbollisti shqiptar nuk fali nga 11-metrat me Diego Benaglion që shkoi në njërin krah dhe topin në krahun tjetër. Deri në fund nuk ndryshoi më asgjë në rezultat pavarsisht përpjekjeve të shumta të Wolsburgut për të arritur te goli i fitores.