Meha rikthehet si titullar me një supergol

Alban Meha është rikthyer titullar te Paderborni me një supergol.Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Alban Meha, ka shënuar një supergol për Paderbornin.
Albani realizoi golin e tretë për skuadrën e tij në takimin të cilin po e fiton 3:1 kundër Hertha Berlinit.
Kjo është paraqitja e parë e Mehës si titullar me Paderbornin në Bundesligë që pas rikthimit nga lëndimi.