Fundamenti

Meha: Merituam më shumë se një barazim

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Alban Meha është i bindur se Paderborni meritoi më shumë se një barazim, në duel me Freiburgun, me të cilin i ndau pikët në fundjavë, 1:1.

Mesfushori kosovar luajti gjatë gjithë ndeshjes ndaj ekipit të Admir Mehmedit, por skuadra e tij e gjeti veten në disavantazh në minutën e 18-të, kur për mysafirët shënoi Vladimir Darida.

Mobi Casa

Ndërkaq, Elias Kachunga nivelizoi gjithçka në minutën e 89-të. “Ishim pothuajse 90 minuta skuadra më e mirë në fushë. Por, në fund duhet të jemi të lumtur që e morëm një pikë”, deklaroi përfaqësuesi shqiptar.