Uji Dea

Meha: Ja kemi borxh popullit shqiptar fitoren ndaj Serbisë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Alban Meha mendon se ndeshja me Serbinë është mundësia më e mirë për ta shpërblyer popullin shqiptar.

Futbollisti kosovar e ka bërë një postim në rrjetin social, Facebook, përmes së cilit i ka motivuar bashkëlojtarët, para ndeshjes që do të zhvillohet nesër mbrëma në stadiumin e Partizanit në Beograd, e vlefshme për eliminatoret për Euro 2016.

UBT

“Me Serbinë duhet të fitojmë patjetër, ja kemi borxh popullit shqiptar”, ka shkruar Meha, i cili qëndroi në bankinë në duelin e së shtunës ndaj Danimarkës.

Gjithashtu, ditë më parë, Meha ishte zotuar se do të mundohet të shënojë gol, nëse i jepet kjo mundësi nga gjuajtja e lirë.