RCCOLA

Medvegja sërish të ketë kryetar shqiptarë

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Të gjithë Medvegjasit, kudo që janë duke përfshi intelektualët, por edhe emrat e shkencës, do të duhej të japin kontributin që të njoftojnë , sensibilizojnë që të gjithë të dëbuarit , zhvendosurit dhe shpërngulurit e luftës së fundit që i lëshuan tokat e të parëve.

Shoqatat dhe aktivistët e Kosovës Lindore që jetojnë dhe veprojnë në Gjilan janë mobilizuar për të përkrahur kandidatin shqiptarë për kryetar të Medvegjës,zgjedhje këto që tashmë janë caktuar të mbahen për 24 qershor.

Refik Hasani aktivist nga Lugina thotë se ata medvegjas kudo që janë e që kanë dokumenta valide duhet t’ia mësyjnë vendvotimeve më 24 qershor të këtij muaji . “Gjatë zgjedhjeve kërkojmë që të mobilizohemi të gjithë së bashku nëse dëshirojmë që të rikthejmë dinjitetin e nëpërkëmbur shqiptarë në këtë komunë. Por, kjo duhet me një angazhim konkret .Që Medvegja të ketë sërish kryetar shqiptarë duhet të gjithë zhvendosurit të dalin në zgjedhje sikur që ndodhi në Bujanoc më 6 maj ku u shtuam për shtatë 7 këshilltarë komunal shqiptarë nga 23 ishin arriti numri në 30 vendimmarrës” tha Hasani

Hasani ka kërkuar nga të gjithë Medvegjasit, kudo që janë duke përfshi intelektualët, por edhe emrat e shkencës, do të duhej të japin kontributin që të njoftojnë , sensibilizojnë që të gjithë të dëbuarit , zhvendosurit dhe shpërngulurit e luftës së fundit që i lëshuan tokat e të parëve . “Të alarmojmë që Komuna e Medvegjës ka vetëm 8 tetë deputet lokal shqiptarë pasi nuk po marrin pjesë në votime shqiptarët edhe pse ka shumë më shumë trup votues . Të mobilizohemi që prapë të rikthehet që Kryetari i Komunës së Medvegjës të jetë shqiptarë.

Eco Higjiena

Për datën e zgjedhjeve ju bëjmë apel vëzhguesve dhe monitoruesve evropian dhe ndërkombëtar si OSBE-ja dhe mekanizmave të tjerë, që jo vetëm nëpër qendra të votimit të jenë prezent, por edhe nëpër të gjitha vendet e votimit .”Të jenë prezent edhe pasi të mbyllen kutit e votimit, gjatë numërimit deri në finale, pra deri atëherë kur edhe do të shpallen rezultatet përfundimtare dhe kjo nënkupton deri në ndarjen e mandateve të deputetëve lokalë, pasi kemi përvoja të hidhura me manipulim, vjedhje, fshehje të votave që të zvogëlohet numri i përfaqësuesve në KK të Medvegjës” tha Hasani.

Hasani ka kërkuar nga medvegjasit që ndodhen në Fushë Kosovë, Podujevë, Kamenicë dhe Gjilan që të shkojnë në votime që të mblidhen dhe të futën në kuti në vendvotime të Medvegjës, nëse dëshirojmë që t`i marrim jo tetë vendet, por 15 apo njëzet vendet e deputetëve lokalë shqiptarë prej 35 sa numëron Këshilli Komunal i Medvegjës.

Beogradi ashtu si kemi paralajmëruar edhe në rastin e Bujanocit, mundë të pengoj edhe më shumë me ndonjë skenar apo farë shtet rrethimi, duke shpallur ndonjë orë policore apo të ngjashme që të krijohet një frikë, pasiguri, por edhe duke mos i regjistruar, anashkaluar votuesit shqiptarë që të eliminohen që mos të futen në listat përfundimtare të votimit ka përkujtuar Hasani./rajonipress/