Hidromorava

Medvegja kërkon hapjen e kufirit me Kosovën

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Zëvendëskryetari i Komunës së Medvegjës, Florim Sahiti, me një shkresë zyrtare drejtuar kryeministrit të Republikës së Serbisë, Ivica Daçiq, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe kryetarit të Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, ka kërkuar hapjen e vendkalimeve administrative në “Mutivodë” dhe në vendin e quajtur “Kapija” për qarkullim të lirë të njerëzve dhe të mallrave.

“Para komunitetit shqiptar që jeton në Komunën e Medvegjës, insistojmë që të na mundësohet vendkalimi IV në Medevc/Mutivodë dhe vendkalimi në vijën administrative tek vendi i quajtur “Kapija” që lidhë komunën tonë me Kamenicën e Kosovës, gjegjësisht rajonin e Anamoravës, për qarkullim të mallrave dhe lëvizje të papenguar të njerëzve nga njëra dhe ana tjetër”, thuhet në letrën zyrtare.

Në këtë dokument ndër të tjera shkruan se fillimi i zbatimit të Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufijve, të njohur si IBM, paraqet një arsyeshmëri të mirëfilltë ekonomike për komunën e Medvegjës, për një bashkëpunim konkret në mes të Serbisë dhe Kosovës. Mundësimi i kalimit të lirë, po ashtu do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të komunës së Medvegjës.

Mobi Casa

Me Rregullorën e Qeverisë së Serbisë nga data 23 dhjetor 2011 mbi kontrollin e vendkalimeve administrative me Kosovën, nenin numër 2, është paraparë që komuna e Medvegjës (nën numrin rendor 6 dhe 7), të ketë dy vendkalime: Medevc/Mutivodë (IV) dhe Sponcë.

Pritet që shkresa zyrtare të cilën mbështesin fuqishëm edhe bashkëpunëtorët e kabinetit të zëvendëskryetarit, të has në mirëkuptim të autoriteteve.

Në Mutivodë nga data 28 shkurt do të fillojë zbatimi i marrëveshjes së IBM-it, e cila është konfirmuar në takimin e fundit të zhvilluar në Bruksel, në dialogun teknik në mes të Prishtinës dhe Beogradit, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian./Fidan Kosumi-medvegja.net/