Hidromorava

Medvegja bën përgatitjet për manifestimin e madh “Takimet e vendlindjes”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Këshilli organizativ i manifestimit tradicional “Takimet e vendlindjes” i përbërë nga shtatë anëtarë me të cilin kryeson zëvendëskryetari i komunës, Florim Sahiti sot është takuar në Medvegjë për të diskutuar organizimin e këtij evenimenti të madh.

Ky manifestim i cili çdo vit mbahet në fshatin Tupallë me 1 maj, këtë vit do të organizohet bashkarishtë nga Komuna e Medvegjës dhe Shoqata Humanitare “Medvegja” nga Zvicëra. Si zakonisht, për qytetarët, mysafirët, vizitorët e manifestimit do të ketë program të pasur kulturor-artistik dhe sportiv, thonë organizatorët.

Programi solemn këtë vit do të fillojë në ora 12-të ndërsa siç bëjnë të ditur organizatorët në mesin e të ftuarve do të jenë kryetarët e komunave të Luginës së Preshevës, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, kryetarët e komunave Prishtinë, Fushë-Kosovë, Gjilan, Kamenicë, Podujevë, deputetë si dhe personalitete të shquara.

Fundamenti

Sa i përket pjesës kulturore-artistike, mysafirët do të argëtojë solisti Naim Abazi, solistja Safete Selmani, sh.k.a. “Shqiponjat e Medvegjës”, grupi folklorik “Shpëtimi”. Pjesë përbërse e këtij manifestimi është edhe turniri në futboll për të cilin këtë vit rekuizitet sportive do të sillen nga Zvicëra.
Sa i përket transportit, sipas organizatorëve do të ketë udhëtim të organizuar por ai do të jetë me pagesë.

Ndër të tjera, në takim është diskutuar edhe për turmat që mund të krijohen në vendkalimin “Mutivodë” si pasojë e fluksit të madh të qytetarëve dhe procedurave administrative gjë që mund të shkaktojë vonesa në qarkullimin e autobusëve. Për këtë arsye preferohet që qytetarët të jenë të pajisur me letërnjoftim, ndërsa për fëmijët e tyre të posedojnë çertifikata të lindjes me fotografi. (F.K. medvegja.net)